Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Mediet mund të marrin pamje vetëm nga pritja para objektit të Presidencës. (Para Presidencës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Mediet mund të marrin pamje vetëm nga pritja para objektit të Presidencës. (Para Presidencës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim Tony Blair, ish-kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar. Pas përfundimit të takimit, Osmani dhe Blair do të deklarohen për medie. (Para Presidencës/ kabineti i presidentes) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në konferencën shkencore për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO’s dhe Çlirimit të Kosovës: ‘Një çerek shekulli shtetndërtim, sfida dhe arritje- qasje multidisiplinare’. (AShAK) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Organizuesit e ekspozitës “Reporting House” dhe disa prej artistëve e gazetarëve që do të kenë punët e tyre të prezantuara në ekspozitë mbajnë konferencë për medie. (Ish-Shtëpia e Mallrave “Gërmia”, Prishtinë)
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim ish-kryeministrin britanik, Tony Blair. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Kuvendi i Kosovës mban seancë solemne. Deputetëve do t’u adresohet ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair. (Kuvendi Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ish-kryeministrin britanik, Tony Blair. Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Fondacioni “Ibrahim Rugova” mbajnë konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Folës kryesorë janë Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë; Massimo D’Alema, ish-kryeministër i Italisë; Jeffrey Hovenier, ambasador i ShBA-së. (Klan Arena, Zona Industriale) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Shoqata e të Plagosurve Civilë nga Minat (SHPCM) do të mbajë protestë. (Para Objektit të Qeverisë së Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për Listën zyrtare të çmimeve të produkteve medicinale. (Ndërtesa e Kuvendit, N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, pritet në takim nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Me këtë rast, atij do t’i ndahet “Çelësi i qytetit”. (Ndërtesa e vjetër e Komunës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar Nderi i Kryeqytetit” për Tony Blair, ish-kryeministër i Britanisë gjatë luftës së Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal të Prishtinës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban tryezën e diskutimit me temën “Progresi i reformës në drejtësi”. Me këtë rast, do të publikohet dhe raporti analitik “Reforma në Drejtësi: Arritjet, sfidat dhe rruga përpara”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet paneli i dytë i konferencës ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, në 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. (Klan Arena)
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet në takim nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Me këtë rast, atij do t’i ndahet “Çelësi i qytetit”. (Ndërtesa e vjetër e Komunës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në shënimin e 146- vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. (Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit)
Presidentja Vjosa Osmani merr pjesë në shënimin e 146-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. (Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit)
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) organizon ceremoninë për nderimin e punës dhe kontributit të gazetarëve, kameramanëve e fotoreporterëve gjatë periudhës së okupimit (Vendum, rr. “Tringë Smajli”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Hapet Galeria brenda ish-objektit “Gërmia” me ekspozitën “Reporting House”, e cila prezanton punën e gazetarëve, fotografëve dhe artefakte të punonjësve të mediave. Merr pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani. (Ish-Shtëpia e Mallrave “Gërmia”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Fondacioni “Kosova 25” mban ceremoninë gala të çlirimit të Kosovës për të respektuar heronjtë e rënë të UÇK-së, ish të burgosurit politikë, aktivistët dhe të gjithë patriotët e tjerë, gra e burra që kontribuuan për çlirimin dhe lirinë e Kosovës. (Marinë, Skenderaj)