Ngjarjet e ditës: 1 qershor 2024

  • 08:30

    Dita e dytë e Kongresit të Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës. (Hotel “Emerald” Prishtinë)

  • 09:30

    Oda e Farmacistëve të Kosovës mban Kongresin ndërkombëtar “Integrimi farmaceutik në BE – Sfidat Legjislative”. Në hapje merr pjesë dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. (Klan Arena, Zona Industriale)

  • 10:00

    Tech Gate bënë hapejen në Prishtinë. (Rrethi i madh, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00-20:20

    Mbahet edicioni i 11-të i Festivalit më të madh të teknologjisë në Ballkan, DOKU.TECH. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë Prishtinë)

  • 10:00

    Komuna e Prishtinës mban seancë solemne me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. (Kuvendi Komunal)

  • 10:00

    Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Prishtinës organizon aktivitete të ndryshme për fëmijë, si ngjyrosje të fytyrës, maskota, shpërndarje të balonave e vëzhgim i dielllit nga Klubi i Astronomisë. (Sheshet “Skënderbeu” dhe “Zahir Pajaziti”)

  • 11:00

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj organizon aktivitete me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. (Sheshi “Adem Jashari”, Ferizaj)

  • 11:00

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pret në takim përfaqësuesit e Ylberit të Prishtinës. (Kuvendi Komunal)

  • 12:00

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve – 1 Qershor, Save the Children Kosova në partneritet me Komunën e Prishtinës, Ambasadën Gjermane në Kosovë, organizojnë ngjarjen festive e edukative për fëmijë. (Parku Taukbahqe, Prishtinë)

  • 12:00

    Grupi i Studentëve të Fakultetit të Edukimit, UP, organizon një manifestim paqësor me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, në përkujtim të 1432 fëmijëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë. (Para Teatrit Kombëtar) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Mbahet Parada e Fëmijëve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. (Sheshet “Skënderbeu”, “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

  • 13:00

    Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mban takim me rastin e Ditës së Fëmijëve. Do të lansohet Platforma për të Drejtat e Fëmijëve, aprovohet Raporti shtetëror për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës, si dhe do të diskutohet për jetësimin e të drejtave të fëmijëve. (Ndërtesa e Qeverisë, P38) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

  • 13:00 - 16:30

    Mbahet koncert me këngë, vallëzim e balet, në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Fëmijëve. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv