Ngjarjet e ditës: 22 nëntor 2024

  • 09:30

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special mbahet gjykimi ndaj Dibran Hoxhajt, i njohur si “Kobra”, dhe të tjerëve. (Pallati i Drejtësisë, Hajvali) 

  • 10:00

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, mban konferencë për media, (Ndërtesa e Qeverisë, Salla e Konferencave) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Fondacioni “Friedrich Ebert” (FES) në Prishtinë lanson Analizën Gjinore “Një pasqyrë e shumanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë”. (Hotel “Prishtina”, Pejton) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) mban tryezë diskutimi lidhur me katërvjetorin e marrëveshjes historike për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga presidenti i zgjedhur, Donald Trump. Merr pjesë ish-kryeministri, Avdullah Hoti. (Selia e OEAK, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Rajonale KRM “Pastrimi” do të protestojnë ndaj vendimit të Komunës së Prishtinës për shpalljen e tenderit në vlerë prej 16,4 milionë euro për menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet, që e çon këtë ndërmarrje drejt falimentimit. (Para ndërtesës së Komunës) 

  • 11:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore… takohet me gratë greviste – punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30

    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë,  Arben Vitia, marrin pjesë në përurimin e Qendrës së re të Mjekësisë Familjare (QKMF) në komunën e Mamushës. (Objekti i QKMF-së, Mamushë) 

  • 13:00

    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) viziton fabrikën e vajit ushqimor “Floil”, në kuadër të Javëve të Biznesit Kosovar. (Objekti i fabrikës, rruga e Preshevës, Gjilan) 

  • 13:15

    Gjykata Supreme e Kosovës lanson udhëzuesin për matjen e dënimit. Merr pjesë dhe ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier. (Hotel “Prishtina” Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv