Ngjarjet e ditës: 11 nëntor 2022

  • 09:30

    Dita e katër e konferencës “Java e Regjistrimit të Popullsisë 2023”, organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), me mbështetjen e UNFPA-së. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet ceremonia e betimit  të rekrutëve të rinj të FSK-së. (Kazerma e FSK-së, “Adem Jashari”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministria e Financave bën “Prezantimin e Vlerësimit të fundit të Shpenzimeve Publike dhe Përgjegjësive Financiare (PEFA) për Kosovën​”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e Sindikatës së punëtorëve në  Autoritetin e Aviacionit Civil. Temë diskutimi:  Çështja e kërkesës/peticionit të pesë grave – zyrtare në Autoritetin e Aviacionit Civil, lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor, nga ky Autoritet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

  • 11:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës shqyrton kërkesën e Martin Berishaj, ambasador i Republikës së Kosovës në Kroaci, për shtyrjen e datës për intervistim nga Komisioni hetimor parlamentar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204) 

  • 11:00

    Ambasada e Gjermanisë dhe Ambasada e Francës organizojnë ceremoni ushtarake me rastin e përkujtimit të armëpushimit të 11 nëntorit 1918 i cili i dha fund luftës së parë botërore. (Varrezat e krishterëve, Arbëri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mban konferencë të jashtëzakonshme për medie. (Selia qendrore e AAK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston Arben Gjukaj, drejtor Menaxhues në KEK për periudhën 2088-2012.(Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) 

  • 13:00

    Federata e Futbollit të Kosovës bën tërheqjen e shortit për fazën e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës në futboll. (Selia e FFK-së)

  • 13:00

    Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizon konferencën ndërkombëtare ndërdisiplinore “Roli i teknologjisë në modelimin e shoqërisë”. (UKZ, Gjilan)

Kalendari Arkiv