Ngjarjet e ditës: 17 mars 2022

  • 09:30

    Mbahet seanca e radhës në çështjen Gucati dhe Haradinaj – Deklaratat përmbyllëse. (Hagë)

  • 10:00

    Grupi i Këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje!, Qendra Prishtinë, mban konferencë për medie. (Oborri i ndërtesës se Komunës së Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti “EdGuard” mban sesion informues rreth njohjes së  mësimit paraprak. Marrin pjesë përfaqësues nga Bashkimi Evropian, MASHTI, Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe hisedarë të tjerë. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

  • 10:30

    Programi i USAID-it “Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt” në bashkëpunim me Fondacionin IPKO organizojnë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për garën “Sfida e Dizajnit 2022”. (Prishtina International Hotel në Veternik)

  • 11:00

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pret në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. (Zyra e kryetarit)

  • 12:00

    Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës do të organizojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për gazetari sportive “Ali Shala”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Komuniteti LGBTI proteston pas dështimit të votimit të Projektkodit Civil nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. (Para Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, mban konferencë për medie lidhur me zhvendosjen e kiosqeve në rrugën “Muharrem Fejza”. (Rr.“Muharrem Fejza”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti themelon grupin e punës për hartimin e nismës legjislative “Projektligji për rregullimin e shërbimeve të ujit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Në kuadër të Javes se Frankofonisë organizon Lexim dhe këngë rreth “Lahutës së Malcisë” në Abidin Krasniqi. (Amfiteatri Idriz Ajet në Universitet i Prishtinës)

Kalendari Arkiv