Ngjarjet e ditës: 3 dhjetor 2021

  • 09:30

    Mbahet seanca për rastin e Nasim Haradinjat e Hysni Gucatit. (Hagë)

  • 10:00

    Zyra për Qeverisje të Mirë – Zyra e Kryeministrit mban konferencën për shpalljen e vitit 2022 – Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e  Qeverisë, Salla P38) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministria e Arsimit organizon ceremoninë përmbyllëse e garës nacionale për pikturën më të mirë në nivel të arsimit të mesëm të ulët me temë kundër trafikimit me njerëz. (Objekti i MAShI-it) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Shoqatat Sindikale të institucioneve të shërbimit civil të nivelit qendror takohen me kryeministrin Albin Kurti. (Zyra e Kryeministrit)  ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, bën dorëzimin e çelësave për përfituesit e banesave në Qendrën e Banimit Social për kategoritë me gjendje të rëndë sociale ekonomike dhe të cilat nuk e kanë të zgjidhur çështjen e banimit. (Salla e Kuvendit të Komunës, Malishevë)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja konstituive e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve, Rahovec) 

  • 11:00

    Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) mban konferencën dhe prezanton punimin “Observeri i Kosovës: Lufta Diplomatike Ruse dhe Dezinformimi Medial, 15 gusht – 1 tetor, 2021”. (Hotel Sirius”, Prishtinë)

  • 11:00

    Mbahet mbledhja konstituive e Kuvendit Komunal të Podujevës. (Salla e mbledhjeve, Podujevë) 

  • 11:30

    Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, bën prezantimin  e ekipit të drejtorëve dhe kabinetit qeverisës për katër vitet e ardhshme. (Zyra e kryetarit, Ferizaj)

  • 12:00

    Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dhe Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave – Tiranë, organizojnë tryezën shkencore “E ardhmja politike e shqiptarëve”. (Hotel Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) organizon vizitë në fabrikën “Flexograf”, në kuadër të Javëve të Biznesit Kosovar  2021″. (Rruga e Preshevës, Velekincë, Gjilan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” shënon 12-vjetorin e themelimit. Me këtë rast do të dorëzohen çelësat për 149 shtëpi të ndërtuara për familje skamnore. (Shtëpia e të Moshuarve, Gjinoc, Suharekë)

  • 16:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:30

    Organizata “You Can Do” organizon ngjarjen “Darka e Errët”, për nder të Ditës Ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta. Pas fjalimeve hapëse, mysafirët e ftuar do të futen në një sallë pa dritë me ç’rast do të shoqërohen nga persona të verbër. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:30

    Komiteti Paralimpik i Kosovës inauguron zyret e reja. (Rr. “Metush Krasniqi”, Arbëri)

  • 18:00

    Mbahet ceremonia e mbylljes së Festivalit “Art Without Limit International Film Festival” ku do të behët edhe ndarja e çmimeve. (Teatri Kombëtar i Kosovës)

Kalendari Arkiv