Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, si dhe për zgjedhjet e parakohshme të 25 dhjetorit për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Instituti Riinvest mban diskutimin me temën “E ardhmja e gazit në Kosovë”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale; Raportin Financiar Vjetor të KQZ-së etj. (Kuvendi i Kosovës, C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Misioni i OSBE-së në Kosovë do të organizojë një tryezë të rrumbullakët për qasjen në drejtësi për viktimat e dhunës në familje, si pjesë e aktiviteteve për shënimin e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS) mban konferencën me temën “Obligimet e shtetit ndaj të drejtave të njeriut”, e cila shënon hapjen e Javës së të Drejtave të Njeriut. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mban ceremoninë e pranimit të ofertave përmes Likuidimit nr. 61. Kurse në ora 12:30 mbahet ceremonia e hapjes së ofertave të shitjeve. (Hotel “Grand”, Prishtinë)
Lëvizja Vetëvendosje mban një aktivitet për të kritikuar qeverisjen njëvjeçare të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. (Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Imzot Vincenzo Paglian. (Kabineti i kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci vizitojnë Komunën e Gjakovës dhe do të jenë në këto aktivitete:
Agjenda:
Ora 13:00 – Vizitë në Shkollën Fillore e Mesme e Ulët “Hamëz Cena”, në fshatin Dermjan;
Ora 14:00 – Vizitë në Shkollën Fillore e Mesme e Ulët “ Yll Morina”;
Ora 15:00 – Vizitë në Medica, Gjakovë.
Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet “Çohu” organizon tryezë në të cilën do të publikojë hulumtimin mbi patronazhin politik në platformën Open Data. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe Vitit zyrtar të Personave me Aftësi të Kufizuar, Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala mban konferencë për medie. (Hotel “Venus”, Prishtinë)
Lëvizja FOL në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2022” mban diskutim me ambasadorin e ShBA-së, Jeffrey M. Hovenier. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Buxhet shqyrton ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e financave publike dhe rritjes ekonomike me Fondin OPEC; dhe Projektligjin mbi ndarjet buxhetore. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Vjetore të Gazetarisë dhe shënimin e 20-vjetorit të themelimit të AGK-së. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Organizata Çohu organizon diskutimin me temën “Gazi në aspektin ekonomik dhe ambiental”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca pret në takim përfaqesueset e RrGK-së, UN Women, Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Kosova-Women 4 Women.(Kabineti i kryetarit)
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mban konferencë për medie. (Objekti i MPB-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Oda Ekonomike Gjermane-Kosovare (OEGJK) prezanton Studimin e Politikave “Përmirësimi i klimës së biznesit – Rritja e investimeve”. (Hotel “Garden”, Prishtinë)
Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjeve të Grantit për Projektet “Programi i Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta” me Masën Përcjellëse, si dhe “Programi i Ujërave të Zeza të Kosovës”. (Ndërtesa e Qeverisë)