Ngjarjet e ditës: 3 nëntor 2023

  • 09:30 - 17:30

    Mbahet Konferenca parlamentare ndërkombëtare “E ardhmja e transportit”, organizuar nga Komisioni parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim i Kuvendit të Kosovës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Mbahet konferencë mbi ecurinë e çështjes Ismet Bahtjari dhe Sabit Januzi. (Hagë)

  • 10:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e viziton Qendrën e Kërkim Shpëtimit të FSK-së në Pomozotin. Gjatë vizitë kryeministri Kurti do të jetë i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari. (Pomozotin) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Për të gjashtën herë tentohet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Kuvendi i Kosovës, C301)

     

  • 10:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të RTK-së. Të ftuar janë Bordi i RTK-së dhe drejtori i  Përgjithshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

  • 11:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. Në rend dite janë: Raportimi i kryeministrit Albin Kurti për takimin e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi; votimi i Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës; votimi i Rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave etj.(Kuvendi Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Dega e Gjuhësisë e Institutit Albanologjik promovon librin “Komunikimi më i ri në sociologjinë politike”, i autorit Faton Murseli nga Universiteti i Tetovës. (Instituti Albanologjik)

  • 11:00

    Mbahet takimi i radhës i Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë)

  • 11:30

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Protestohet për neglizhencën e Prokurorisë në hetimin për rastin e Astrit Deharit. (Para Prokurorisë Speciale)  ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    BIRN Serbia dhe Internews Kosova prezantojnë hulumtimin “Raportimi i medieve mbi marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës: Konflikt apo bashkëpunim”, që do të pasohet nga një panel diskutimi. (Qendra Mediale në Çagllavicë)

  • 13:30

    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me drejtoren për Mirëqenie Sociale, Adelinë Sahiti, do të përurojnë objektin e rinovuar të Shoqatës Qendrore të personave të shurdhër. (Rr. “Nazim Gafurri”, përballë Bonevet)

  • 20:00

    Mbahet edicioni i 11-të i Festivalit ndërkombëtar të kitarës. (Pallati i Rinisë)

Kalendari Arkiv