Ngjarjet e ditës: 28 shkurt 2022

  • 09:30

    Vazhdon seanca në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. (Departamenti Special i Gjykatës Themelore, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, pret në takim ministren e Administratës Publike dhe të Pushtetit Lokal të Malit të Zi, Tamara Srzentiq. (Ndërtesa e ish-Rilindjes, kati i 13-të)

  • 10:00

    Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” mban diskutimin me temën “Monitorimi i Politikave Sociale në Kuvendin e Kosovës – Mbikëqyrësi Social: Angazhimi i deputetëve për politikat sociale”. (Qendra e Konferencave “Orion”, rr. “Rexhep Luci”)  ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton në parim Projetligjin për Pronën Publike, Projektligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

  • 10:00

    Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e rregullt. (Objektin i ri i Komunës së Rahovecit)

  • 11:00

    Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës, vendos për sancën e re plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:20

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe në Likoshan. (Varrezat e fshatit Likoshan)

  • 13:00

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00 - 14:00

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, pret në takim ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto.

    Agjenda:
    13:00 – Takimi tete-a-tete
    13:20 – Takimi mes dy delegacioneve
    14:00 – Konferenca e përbashkët për shtyp
    (Ndërtesa e MPJD-së, salla e konferencave) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) 

  • 14:00

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) do të ndajë Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe çmimet e tjera vjetore për letërsi. (Kabineti i ministrit, MKRS) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Hapet ekspozita e fotografive të Adon Pajazitit, e organizuar nga OJQ “Aktiv” dhe Koalicioni Kosovar për Pajtim. (Monet Art and Books, Kalabri)

Kalendari Arkiv