Ngjarjet e ditës: 15 shtator 2021

  • 09:30

    Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu, së bashku me përfaqësuesit e KFOR-it dhe LIMAK-ut, mbajnë konferencë për medie. (Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në ndërtesën VIP) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Avokati i Popullit organizon tryezë me temën “Sfidat e sistemit gjyqësor në zbatimin e
    Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Nis gjykimi ndaj Salih Mustafës në Gjykatën Speciale. (Hagë)

  • 09:30

    Mbahet dita e dytë punëtorisë për Zhvillimin e Kolegjiumit të Drejtorëve të Institucioneve Parashkollore në Kosovë. (Hotel “Garden”, Prishtinë)

  • 10:00

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja, Uran Ismaili mban konferencë për medie. (Oborri i Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00 - 13:00

    Kuvendi i Kosovën shënon Ditën e Demokracisë. Për shkak të sitatës me pandeminë dhe masave kufizuese, të gjitha aktivitetet realizohen virtuaisht.

    Agjenda:

    Ora 10:00 – Video-mesazh i nënkryetares së Kuvendit, Saranda Bogujevci;

    Ora 10:05 – Video për fëmijë – Roli i komisioneve parlamentare;

    Ora 11:00 – Punëtori për Demokraci “Demos-ti“ (virtuale) me nxënës filloristë – Pjesëmarrës, deputetet: Arbëreshë Kryeziu Hyseni dhe Albana Bytyqi (anëtare të Forumit për Transparencë);

    Ora 13:00 – Debat virtual “Efektet e pandemisë në shëndetësi dhe mirëqenie”.

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor Financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Me rastin e Ditës së Dëshmorëve në Prizren, Komuna e Prizrenit organizon aktivitete

    Agjenda:

    Ora 10:00 – Homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë;
    Ora 10:30 – Vizitë në Monumentin e Lirisë;
    Ora 11:00 – Përurimi i memorialit të heroit “Besim Nrecaj” (Fshati Malësi e Re).

  • 11:00

    Bëhet përurimi i punimeve në rrjetin e ujësjellësit për fshatin Aqarevë, ku nga nesër ky fshat do të filloj të furnizohet me ujë të pijshëm nga rrjeti i ujësjellësit. (Aqarevë, Skënderaj)

  • 13:00

    NDI organizon tryezë diskutimi me temën “Ndikimi i pandemisë në pjesëmarrjen politike të të rinjve”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan mban konferencë për medie. (Selia e PDK-së, Gjilan)

  • 15:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, viziton Ngrohtoren e qytetit Gjakova sh. a. dhe KRU Gjakova sh.a. (Gjakovë)

Kalendari Arkiv