Ngjarjet e ditës: 1 tetor 2024

  • 09:30

    Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës lidh marrëveshje me Shërbimin shëndetësor të Policisë së Kosovës për realizimin e mamografisë. (Komuna e Prishtinës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për regjistrin e pronarëve përfitues. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Agjencia e Regjistrimit Civil organizojnë takimin me kryetar të komunave me temën “Ndërlidhja e qytetarit me adresë zyrtare”. Në këtë takim merr pjesë edhe ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu. (Hotel “Venus”, Prishtinë-Lipjan)

     

  • 11:00

    Deputetët e deritanishëm të VV-së, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, mbajnë konferencë për medie, ku pritet të shpallin kalimin në Listën për Familjen, për zgjedhjet e 9 shkurtit. Të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesit e AKR-së dhe PD-së. (Para hyrjes së Kuvendit të Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për përzgjedhjen e Bordit të NP KOSTT zhvillon procesin intervistues. (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, me moton “Përvoja dhe Kontributi ynë ka vlerë: Ndërtojmë komunitete të forta së bashku”. (Objekti i IKShPK-së) 

  • 11:30

    Ministria e Shëndetësisë, me rastin e muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, lanson fushatën ndërgjegjësuese me moton “Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”. Merr pjesë dhe ministri Arben Vitia. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, mban koferencë për medie, me ç’rast publikohet Lista e anëtarëve themelues të Odave të Arkitektëve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit, (Objekti ish-Rilindja) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Parlamenti Studentor në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, organizojë për herë të parë Ditën e Studentëve, e cila sipas statutit të ri është më 1 tetor. (Amfiteatri i Administratës Qendrore) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Komiteti Olimpik i Kosovës përmes Akademisë Olimpike organizon ceremoninë e hapjes së programit të edukimit “Trajner Sportiv”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv