Ngjarjet e ditës: 26 tetor 2023

  • 08:45

    Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) organizojnë konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”. (Hotel “Venus”, magjistralja Prishtinë-Ferizaj) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Mbahet Konferenca shkencore ndërkombëtare “Studimet për shqiptarët në Britaninë e Madhe dhe në vendet e Evropës Veriore”. (Akademia e Shkencave e Arteve)

  • 09:30

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për kadastër të pronës së paluajtshme. (Kuvendi i Kosovës, N204)

  • 09:30

    Mbahet konferenca “Siguria në Ballkan-avancimi i sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës. Në rend dite janë 11 pika, përfshirë plotësimi dhe ndryshimi i Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban tryezën e diskutimit me temën “(Dy) sovranë në një tren –  Ngritjet e pakta dhe uljet e shumëta të iniciativës për Fondin Sovran në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

  • 10:00

    Departamenti i Historisë i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë organizojnë konferencën shkencore “Çështja shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1912-1913). (Fakulteti Filozofik, UP)

  • 12:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme. Në rend dite është debati parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 12:00

    Mbahet protestë për të kundërshtuar vendimin për ndërprerjen e punimeve në projektin “Rruga A”. (Rruga “Ali Vitia”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Protestohet në përkrahje të minatorëve të Trepçës, të cilët kanë hyrë në grevë, me kërkesa për paga të rregullta, kushte më të mira dhe dorëheqjen e menaxhmentit. (Përpara menaxhmentit të minierës “Trepça”, në hyrje të Mitrovicës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komuna e Vushtrrisë fillon punimet në bulevardin e qytetit. Merr pjesë dhe kryetari Ferit Idrizi. (Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Drejtoria për Shëndetësi në Mitrovicë, në bashkëpunim me Grupin e Grave Asambleiste, në kuadër të Muajit të ndërgjegjsimit për kancerin e gjirit, organizojnë marshin e përbashkët. (Nisja nga sheshi “Isa Boletini”, Mitrovicë)

  • 13:30

    Mbahet seanca e apelit në rastin e Salih Mustafës. (Hagë)

  • 14:00

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve me 35 bizneset përfituese për blerjen e makinerive prodhuese/përpunuese, në vlerë prej një milion euro. (Fakultetit Teknik) 

  • 17:00

    Organizata “Islamic Relief” mban ceremoninë e fillimit të projektit “Forcimi i ekonomisë rurale dhe mundësive të gjenerimit të të ardhurave në Kosovë” (SREIGO), në vlerë prej 1.6 milionë euro. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Oda e Mjekëve të Kosovës organizon Kongresin e V-të të Mjekësisë, me temën bosht “Risitë në trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare”. (Hotel “Emerald”)

  • 18:00

    Me rastin e përfundimit të misionit, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe Luljeta Minxhozi organizojnë pritje. (Restorant “Grand Events”, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë) 

Kalendari Arkiv