Ngjarjet e ditës: 30 maj 2022

  • 09:00

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, merr pjesë në inspektimin e punimeve të infrastrukturës rrugore në regjionin e Hasit. (Has, Prizren)

  • 10:00

    Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” publikon raportin “A është thëngjilli zgjidhja më e lirë?”. (Salla e konferencave “Orion”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00 

    Mbahet konferenca vjetore shkencore “Identiteti shkencor dhe kreativiteti në një botë të ndryshuar”.  (Universiteti “Kadri Zeka”, Gjilan)

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Ligjim për Këshillin Prokurorial të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Në përvjetorin e rënies së heronjve Rasim Kiqina dhe Ragip Halilaj mbahen homazhe. (Varrezat e Dëshmorëve në Morinë, Skenderaj)

  • 10:30

    Kombëtarja e Kosovës në futboll mban stërvitjen e radhës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), pas vendimit të Gjykatës, dorëzon te pronari objektet e “Agrokosovës”. (Zona Industriale, Shirokë, Suharekë)

  • 16:00 - 17:00

    Kombëtarja e Kosovës U21 mban konferencë për medie. Ndërsa, nga ora 17:00 mban stërvitje. (Kampi Nacional Hajvali)

  • 17:00

    Klubi politik “Afrim Zhitia” organizon tryezën me temën “Roli LPDK-së në organizimin e demonstratave të 30 dhe 31 majit 1989, gjatë vizitës së parlamentarëve evropiane në Kosovë”.  (Biblioteka Kombëtare në Prishtinë)

     

  • 18:00

    Hapet Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm (KSDW) me temën “Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor”. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti etj. (Parku i Inovacionit dhe Teknologjisë, Prizren)

Kalendari Arkiv