Ngjarjet e ditës: 30 korrik 2024

  • 09:00

    Shoqata Sindikale e Punëtorëve të “Prishtina Parking”, organizon protestë me kërkesë për ngritje page dhe fillimin e pagesës së shujtës ditore. (Para hyrjes së ndërmarrjes “Prishtina Parking”, rr. “Robert Doll” prapa Raiffeisen Bank) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024 – intervistimi i dëshmitarëve: Fadile Dyla, sekretare e Përgjithshme e MASHTI-t, Avni Rexha, ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit të Arsimit Parauniversitar, Drita Kadriu Drejtoria e Arsimit e Komunës Mitrovicë e Jugut. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00-23:00

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës organizon festë në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e mërgatës në çlirimin e Kosovës. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Në kuadër të Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike Paris 2024, Ambasada e Francës/Instituti Francez i Kosovës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës mbajnë ekspozitën “Les Elles des Jeux” (Femrat dhe Lojërat Olimpike”). (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Demokraci Plus (D+) përmes një konference për media publikon hulumtimin me temën “Komuna e Prishtinës shkeli ligjin e prokurimit publik në kontratën 12 milionëshe për shërbimin ‘Arkitekti i Qytetit’”. (Zyrat e Demokraci Plus, rruga “Bajram Kelmendi”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të donacionit të CT-së, për Klinikën e Radiologjisë, donacion ky nga Zyra për Mbrojtje dhe Bashkëpunim në Ambasadën Amerikane. Marrin pjesë: Ambasadori amerikan, Jeffrey M. Hovenier, ministri i shëndetësisë, Arben Vitia e drejtor i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi. (Bodrumi i Klinikës Emergjente) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Biblioteka “Hivzi Sulejmani” dhe organizata “ETEA” organizojnë ngjarjen kulturore të titulluar “Kujtesë për shkrimtarin e librave për fëmijë Ymer Elshani!”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, lagjja “Dardania”, Prishtinë)

  • 16:00

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës organizon tryezë diskutimi për problematikat e kategorive të lirisë, kërkesat, nevojat e tyre si dhe shoqatave që përfaqësojnë këto kategorie. (Selia qendrore e AAK-së, lagjja “Arbëria”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv