Ngjarjet e ditës: 27 qershor 2022

  • 9:30

    Mbahet eventi përmbyllës i projektit “Edukimi për të gjithë” në kuadër të organizatës “People in Need”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Asociacioni i Psikiatërve të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe OJQ Labyrinthi, organizon tryezë te rrumbullakët për Ditën Botërore kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave. (Salla e IKSHPK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Drejtoria për Mirëqenie Sociale e Komunës së Prishtinës organizon seancë informuese për ofruesit e shërbimeve direkte sociale. (Ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës, salla e Kuvendit Komunal) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mban konferencë për medie. (Oborri i Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mban takim me anëtarët e Grupit Punues për Vetting. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, mban dëgjim publik me qytetarë. (Objekti i Komunës)

  • 11:00

    Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike ACDC mban takimin e katërt publik me institucionet e qytetit. (Ambientet e ACDC-së Mitrovicë e Veriut)

  • 14:00

    Partia Socialdemokrate zhvillon një aksion simbolik. (Sheshi “Skënderbeu”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni mban takim publik me qytetarët lidhur me sukseset dhe sfidat e gjashtëmujorit te parë të punës për vitin 2022. (Salla e Teatrit të Qytetit)

Kalendari Arkiv