Ngjarjet e ditës: 9 nëntor 2023

  • 09:00

    Në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) ***Seanca transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare. Në rend dite janë votimi i rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës; i rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave etj. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:20

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeffrey Hovenier, mban konferencë për medie. (Para ambasadës Amerikane) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Lidhja e Bizneseve të Kosovës mban konferencë për medie. (Rr. “Dëshmorët e Kombit”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kosovo Challenge Fund (KCF) mban ceremoninë e shpërndarjes së granteve në kuadër të projekteve për arsim dhe aftësim profesional. Merr pjesë dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Hotel “Emerald”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Mbahet debati me temën “Një vit pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës – çfarë fituan dhe çfarë humbën?” (Qendra Mediale, Çagllavicë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me drejtorin e Shëndetësisë, Izet Sadiku, vizitojnë Ambulantën e Mjekësisë Familjare në Bardhosh, e cila është rinovuar tërësisht. (QMF, Bardhosh)

  • 15:30

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës shënon udhëtarin e 3-miliontë. (Aeroporti i Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv