Ngjarjet e ditës: 4 prill 2023

  • 09:00

    Vazhdon gjykimin për krime lufte ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet live edhe në faqen e Ekonomia Online në Facebook.

  • 09:00

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj takohet me drejtorët e Komunës. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)  

  • 10:00

    Organizata “QIKA” dhe Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, mbajnë aksion simbolik para tri institucioneve duke kërkuar drejtësi për Sebahate Morinën. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Promovohet monografia Maestro Gjelosh Gjokaj, botim i Komunës së Tuzit. (AShAK)

  • 11:45

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e pret ministrin e Punëve të Jashtme dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdulla bin Zayed Al Nahyan. (Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”)

  • 12:00

    Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës bën përurimin e dy veprave të autores Afërdita Salihu: “E bija e qerrexhiut”, tregime dhe “Magjia e jastëkut me zile”, përralla për fëmijë. Për librat flasin krijues e kolegë shkrimtarë. (Lokalet e Lidhjes, Mahalla e Muhaxherëve)

  • 12:30

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla takohet me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdulla bin Zayed Al Nahyan. (Objekti i MPJD) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban dëgjim publik për Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret për vizitë Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe L. T. Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani presin në takim Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi për të diskutuar në lidhje me shprehjen e interesimit të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv