Ngjarjet e ditës: 1 gusht 2023

  • 08:00

    Hapet panairi artizanal në kuadër të festivalit folklorik “Oda e Llapushës”, në Malishevë. (Pranë Muzeut të qytetit)

  • 10:00

    Vazhdon dita e dytë e Marketit të Ndërtimit, ku marrin pjesë kompani të ndërtimit dhe qytetarët do të mund të blejnë banesa e produkte tjera të ndërtimit me zbritje. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) 

  • 11:00

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministri Avni Zogiani, mbajnë konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Policia e Kosovës (PK), mban konferencë për medie me rastin e pranim-dorëzimit të donacionit për kamerat e trupit të Policisë së Kosovës, i cili është projekt i përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Marrin pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gazmend Hoxha dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë Jeffrey Hovenier. (Drejtoria e Policisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, mban konferencë për medie. (Holli i MINT) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Administrata Tatimore e Kosovës mban tryezë diskutimi lidhur me promovimin e të dhënave të hapura, të publikuara në ueb-faqen e ATK-së. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Mbahet nata e parë e festivalit folklorik “Oda e Llapushës”, në Malishevë. (Bulevardi i qytetit)

  • 20:30

    Western Balkans Youth Orchestra do të mbajë koncert me vepra nga kompozitorë të njohur, si Johannes Brahms, Zoltan Kodály, Arturo Marquez, Dmitri Shostakovich dhe Drinor Zymberi  – Kosovë. (Atelieja e Pallatit të Rinisë, Prishtinë)

Kalendari Arkiv