Ngjarjet e ditës: 24 maj 2022

  • 09:30

    Mbahet Konferenca me donatorë – Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Koalicioni për Transparencë dhe Integritet i themeluar dhe mbështetur nga KFOS-i, do të organizojë tryezë me temën “Pazari me tema të diplomës” ku do të diskutohet lidhur me shit-blerjen e temave të diplomës. (Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës)

  • 10:00

    Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) organizon ceremoninë e shpërndarjes së pajisjeve bujqësore, projekt i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu. (Stadiumi i Qytetit, Shtime) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Prokurimi në Korporatën Energjetike të Kosovës (2018-2020)”. Të ftuar kryesuesi i Bordit dhe kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut. (Kuvendi i Kosovës, C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për Inspektoratin Sanitar dhe atë për Inspektoratin Shëndetësor. (Kuvendi i Kosovës, N303)

  • 10:00

    Osman Buleshkaj, konsulent i GIZ prezanton Sistemin e Arsimit Parauniversitar në Kosovë, para Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

  • 10:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Produktet Biocide. (Kuvendi i Kosovës, N506)

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja dhe atë për Akcizën në Produktet e Duhanit. (Kuvendi i Kosovës, N302)

  • 10:00

    Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës organizon simpoziumin shkencor “Institucionalizimi i Republikës së Kosovës në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vitit 1992”. (Salla e ASHAK-ut, Prishtinë)

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM). (Kuvendi i Kosovës, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    OJQ “Aktiv” prezanton publikimin “Rekomandime për kornizën e politikave mbi zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 11:00

    Mbahet debati me temën “Liritë e mediave dhe pozita ekonomike e gazetarëve në Kosovë”. (Qendra Mediale, Çagllavicë)

  • 11:40

    Përfaqësuesit e Zyrës së BE-së, të IADK-së dhe të Komunës së Shtimes vizitojnë Florije Bislimin, njëra nga përfitueset e projektit “Mbështetja në punësimin e të rinjve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë”. (Fshati Godanc, Shtime) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    Delegacioni i MCC-së nga Uashington viziton një prej ndërtesave ku do të nisin punimet për rinovimin me masa të eficiencës së energjisë, si pjesë e projektit të MFK-së dhe MCC-së, SEEK/AER. Me këtë rast, Alicia Phillips Mandaville, zëvendëspresidente e MCC-së dhe Bedri Hamza, kryetari i Mitrovicës, do të mbajnë fjalë rasti. (Rruga “Martirët e Kombit”, Mitrovicë)

  • 18:30

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni do të marrë pjesë në takimin e organizuar nga Rrjeti i Biznesit të Globit. (“Vali Ranch” në Gjilan)

     

Kalendari Arkiv