Ngjarjet e ditës: 14 shkurt 2023

  • 07:15 - 11:50

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, pret në vizitë veprimtarin shqiptaro-amerikan, Jim Xhema. Agjenda:

    – 07:15 – Pritja e z. Xhema në Aeroportin “Adem Jashari”

    – 09:30 – Takim në Komunën e Prishtinës ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

    – 10:10 – Homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

    – 11:30 – Inspektim dhe zbulim i emërtimit të rrugës “Jim Xhema”

     

  • 10:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për Investitorin Strategjik, “Moxico Luma Kosova Mining LLC”; vendimin për parqet industriale dhe teknologjike si dhe Projektligjin për Sigurinë e përgjithshme të produkteve. (Kuvendi i Kosovës, N10)

  • 10:00

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Shefki Abdullahu, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, N204)

  • 11:00

    Partia Socialdemokrate (PSD) mban aksion simbolik në dyvjetorin e Qeverisë Kurti II. (Para objektit të Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kuvendi Komunal i Prizrenit mban mbledhje të jashtëzakonshme, me kërkesë të kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

  • 12:00

    Hapet ekspozita “Udhëtim frymëzues i minatorëve” në bashkëpunim me Muzeun Shtetëror të Mineraleve dhe Kristaleve Trepça në Mitrovicë. (Muzeu Kombëtar i Kosovës) 

  • 13:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me çështjen e moszbatueshmërisë së Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Raporton Avokati i Popullit, Naim Qelaj. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, N302)

  • 14:00

    Komuna e Vushtrrisë organizon ekspozitën e veshjeve tradicionale. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri)

  • 17:00

    Komuna e Mitrovicës organizon ceremoninë solemne të shpalljes së sportistit të vitit dhe laureatit të çmimit ”Lah Nimani”. (Salla e Kuvendit Komunal, Mitrovicë e Jugut)

Kalendari Arkiv