Ngjarjet e ditës: 1 qershor 2023

  • 09:00

    Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mban takim, për të shënuar 1 Qershorin – Ditën e Fëmijëve. (Ndërtesa e Qeverisë, P38)

  • 09:00

    Universiteti Publik “Kadri Zeka” organizon Konferencën Vjetore Shkencore Ndërkombëtare “Shkenca dhe teknologjia në promovimin e jetës së njeriut” AC UKZ 2023. (Kampusi i Universitetit, Gjilan)

     

  • 09:30

    Mbahet takimi i parë i Komitetit për Administrimin e Tokës dhe Infrastrukturën Kombëtare për Informacion Hapësinor (IKIH). Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti; ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Komuna e Deçanit organizon Festën e Abetares në nivel komunal dhe shënon Ditën e Fëmijëve (Palestrën Sportive “Ruzhdi Ramosaj”, Isniq)

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut… takohet me Organizatën “Save the Children” dhe grupe të fëmijëve, lidhur me shënimin e 1 Qershorit – Ditës së Fëmijëve. Temë diskutimi do të jetë Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës, të arriturat dhe sfidat në procesin e monitorimit të ligjit. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)

  • 10:00 - 11:30

    Komuna e Rahovecit përuron dy çerdhe të reja: në Krushë të Madhe (10h) dhe në Ratkoc (11:30). (Komuna e Rahovecit)

  • 10:45

    Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, për nder të Ditës së Fëmijëve organizon një varg aktivitetesh. (Lipjan)

  • 11:00

    Hapet Qendra Rekreative “DUJE” për personat me sindromën Down dhe Autizëm, e financuar nga “Fondacioni Valon Vataj”. (Pranë Palestrës Sportive “13 Qershori”, Suharekë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj mban aktivitet për shënimin e “Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve”. (Sheshi “Adem Jashari”, Ferizaj)

  • 11:00

    Save the Children Kosova lanson udhëzuesin miqësor për fëmijë. (Zyrat e Save the Children Kosova)

  • 11:40 - 12:00

    Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, marshohet nga Katedralja “Nëna Terezë”, e drejt Teatrit Kombëtar në shenjë respekti e kujtimi të përjetshëm të vrasjes së 1432 fëmijëve shqiptarë, të vrarë e të masakruar nga Serbia. (Katedralja “Nëna Terezë” deri te Teatrit Kombëtar)

  • 12:00

    Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, do të takohen me nxënës nga komuna të ndryshme të Kosovës, me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. (Vila Gërmia, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror “OFAP” shënon Ditën e Fëmijëve. (Hotel “Amazona”)

  • 12:00

    Në 25-vjetorin e rënies në altarin e lirisë të dëshmorit Blerim Dervishaj, Shoqata Bjeshkatare “Blerim Dervishaj”, organizon aktivitetin vullnetar “Ta pastrojmë Irzniqin”. (Fshati Irzniq)

  • 12:30

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale viziton Klinikën e Pediatrisë, për t’u njohur për së afërmi me punën dhe sfidat e kësaj klinike. (Klinika e Pediatrisë, QKUK)

  • 14:00

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremonitë e ndarjes së çmimeve në fushën e artit pamor, respektivisht çmimeve në fushën e kinematografisë. (Kabineti i ministrit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me AZhR – Jug bëjnë lansimin e skemës së granteve për përkrahjen e ndërmarrjeve ekzistuese. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)  

Kalendari Arkiv