Ngjarjet e ditës: 19 prill 2024

  • 08:00

    Nënkryetarja e Kryeqytetit, Jehona Lushaku Sadriu, do të ligjërojë kundër dhunës me bazë gjinore, në orën e parë të mësimit, në një nga klasët e Gjimnazit “Sami Frashëri”. (Gjimnazi “Sami Frashëri”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, viziton fillimin e punimeve të projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë-Dollc”. (Afër fshatit Gllarevë, Klinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) organizon tryezën me temën “Perspektiva për drejtësinë për krimet e luftës – 25 vite më pas”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Oda Ekonomike Gjermane – Kosovare organizon tryezën me temën “Perspektivat socio-ekonomike mbi sfidat e punësimit me të cilat përballen gratë e moshës së mesme në Kosovë”. (Hotel “Garden”, Prishtinë)

  • 12:00

    Me rastin e Ditës së Veteranëve të Betejës së Koshares dhe ditës se rënies së heroit të Kosovës, Sali Çekaj, organizohet Ndarja e Çmimit “Ditët e Shqipes” për veprimtarët e dalluar Joseph DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi. (Salla e konferencave e UBT-së, Lipjan)

  • 14:00

    Në Komisionin për Integrime Evropiane raporton ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari. (Kuvendi i Kosovës, N204)  ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv