Ngjarjet e ditës: 25 shkurt 2022

  • 09:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) 

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton prezantimin e analizës për Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim nga eksperti ndërkombëtar, Bastian Baumann, i angazhuar nga projekti HERAS+. (Kuvendi i Kosovës, salla N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për media me temën: “Trajtimi i rasteve të keqpërdorimit në prokurim publik nga gjykatat dhe prokuroritë në Kosovë”. (Zyrat e GLPS, Rr. Rexhep Luci, Prishtinë) 

  • 10:30

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën do të mbahet debat parlamentar në lidhje me zhvillimet në dialogun Kosovë – Serbi. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Grupi organizativ i protestës “Asnji cent ma shumë”, protestojnë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. (Sheshi “Zahir Pajazit”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, do të mbajë konferencën e rregullt për medie. (Ndërtesa e MASHTI-t) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR) mbajnë protestë për ta kundërshtuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia. (Pranë Zyrës Ndërlidhëse ruse, Arbëri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Filarmoninë e Kosovës dhe Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, organizojnë ceremoninë përkujtimore në shënim të 40 vjetorit të vdekjes së kompozitorit të mirënjohur shqiptar, Rexho Mulliqi. (Fakulteti i Arteve në Universitetin e Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Ndërmarrja Publike Banesore mban konferencë për medie mbi vendimin e Gjykatës Themelore të Kosovës për padinë e ngritur nga Qeveria e Kosovës ndaj NPB. (Zyrat e Ndërmarrjes Publike Banesore)

Kalendari Arkiv