Ngjarjet e ditës: 21 nëntor 2022

  • 10:00

    Bëhet intervistimi i kandidatëve për rektor të UP-së. Më pas bëhet edhe votimi për zgjedhjen e rektorit të ri. (Salla e Senatit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komuna e Rahovecit mban konsultim publik me qytetarë për Planin e transportit rrugor lokal. (Salla e Kuvendit Komunal)

  • 11:30

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me organizatën Vatra. (Kabineti i kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kongresmenin amerikan, Ritchie Torres, njëherësh bashkëkryesues i Grupit për Çështjet Shqiptare të Kongresit. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kongresmenin amerikan, Ritchie Torres. (Kabineti i kryetarit) 

  • 19:00

    Mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës fotografike “Ukraina në 10 orë, nga Ben Blushi”, organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë dhe Qendra për Hapje dhe Dialog në Shqipëri, me mbështetjen e Muzeut Kombëtarë të Kosovës. (Muzeu Kombëtarë i Kosovës)
     

Kalendari Arkiv