Ngjarjet e ditës: 8 nëntor 2022

  • 08:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim liderët e partive opozitare. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Komuna e Lipjanit bën fillimin e punimeve në ndërtimin e sallës së sportit në fshatin Gllogovc. Merr pjesë kryetari Imri Ahmeti. (Fshati Gllogovc, Lipjan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë diskuton për caktimin dhe organizimin e punëtorisë së radhës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

  • 09:00

    Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton raportin plotësues për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

  • 09:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrtion raportin plotësues me  rekomandim për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225)

  • 09:15

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton raportin plotësues për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, nga Komisioni funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

  • 09:30

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), me mbështetjen e UNFPA-së, organizon konferencën “Java e Regjistrimit të Popullsisë 2023”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti; Liburn Aliu, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Arnhild Spence, koordinatore për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë etj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin me Rekomandime për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)  

  • 10:00

    Organizatat Syri i Vizionit, Balkan Sunflowers Kosova, Roma and Ashkali Documentation Center dhe Voice of Roma, Ashkali and Egyptians – në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal mbajnë konferencën “Buxheti komunal i planifikuar për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian” që ka për qëllim qasjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në implementimin e buxheteve komunale. (Restorant “Vila Gërmia”,  Prishtinë)  ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme. Në rend është shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kuvendi mban seancë plenare. Në rend dite është shqyrtim i dytë i Projektligjit  për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, Projektligjit për mbështetjen e punëve publike dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Në përmbylljen e Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor mbahet konferencë për media. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 12:00

    Partia Socialdemokrate do të mbajë një aktivitet simbolik. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Organizata të shoqërisë civile mbajnë konferencë rreth koncept-dokumentit për shëndet mendor dhe kërkesave të mbi 20 organizata mbi hapat e radhës. (Para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë)

Kalendari Arkiv