Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim mryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Me këtë rast do të nënshkruajnë Marrëveshjen për Shërbime Ajrore ndërmjet dy vendeve. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Zyra e Prokurorisë Speciale vazhdon procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet live edhe në faqen e Ekonomia Online në Facebook.
UNFPA prezanton raportin “Të drejtat në shëndetin seksual dhe riprodhues me fokus në Qasjen në informata dhe shërbime kontracepsioni, në abort dhe kujdes pas abortit, si dhe kujdesin për shëndetin e nënës”. Marrin pjesë Avokati i Popullit, Naim Qelaj; ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia etj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
MAShTI, në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it dhe të BE-së, organizojnë tryezën me temën “Nga politika në praktikë: Transformimi i arsimit përmes Mësimit Digjital”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti; zv.shefi i Seksionit për Bashkëpunim i BE-së në Kosovë, Alessandro Biancardi; shefja e Zyrës së UNICEF-it, Nona Zicherman etj. (Hotel “Swiss”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet seanca ndaj të dyshuarve për sulm ndaj gazetarit Valon Syla. (Pallati i Drejtësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Kryeministri i Mali të Zi, Dritan Abazoviq, viziton Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB). (Zyrat e AKB-së, Tophane)
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, raporton në Komisionin për Integrim Evropian. (Kuvendi i Kosovës, N302)
Me rastin e zyrtarizmit të 14 Prillit – Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe Zyra e Prsidencës organizojë një marsh në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. (Nga Sheshi “Ibrahim Rugova” deri te monumeti “Heroinat”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit takohet me delegacionin nga Mbretëria e Danimarkës. (Kuvendi i Kosovës, N204)
Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZhR) dhe Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) nënshkruajnë Marrëveshje të Mirëkuptimit. Marrin pjesë Fikrim Damka, ministër i Zhvillimit Rajonal; Vera Baumann, udhëheqëse e Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën Gjermane etj. (MZhR, ish-Rilindja)
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Evis Kushi, do të nënshkruajnë Programin e punës në zbatim të Marrëveshjes së bashkëpunimit shkencor mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. (Objekti i MAShTI) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është dhe miratimi i qendrave të votimit në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok. (Zyrat e KQZ-së, ish-ndërtesa e Bankës së Lubjanës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), në bashkëpunim me Universitetin “Johns Hopkins”, organizojnë tryezën në lidhje me Marrëveshjen Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e e BE-së dhe ShBA-së, dhe çfarë mund ta bëjë atë të funksionojë. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë)
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pret në takim kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq. (Selia Qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.