Ngjarjet e ditës: 2 qershor 2023

  • 09:30

    Vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës. (Hagë)

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë të veçantë, me rend dite: Debat parlamentar për situatën në veri të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Qendra për karrierë dhe alumni e Universitetit të Prizrenit organizon Panairin e Punës dhe Karrierës. (Galeria Shopping Mall, Prizren)

  • 10:30

    Organizohet përurimi i bustit të heroit Adem Ukëhaxhaj. (Fshati Carrabreg)

  • 11:00

    Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, në bashkëpunim me Komunën e Hanit të Elezit dhe Bashkësinë Islame të Hanit të Elezit, organizojnë aktivitetin e dhurimit të gjakut. (Qendra e Kulturës “Imri Curri”, në Han të Elezit)

  • 11:00

    Organizata Plus Kult organizon promovimin e krijimtarisë letrare të poetit Ahmet Pllana, në shenjë të 50-vjetorit të krijimtarisë. (Shtëpia e Kulturës në Fushë-Kosovë)

  • 12:00

    Përurohet romani “Shtjella e një qyteti”, i autorit Rifat Muriqi. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare)

  • 14:00

    Organizohet Akademi Përkujtimore kushtuar atdhetarit, Adem Ukëhaxhaj. (Kuvendi Komunal, Pejë)

  • 20:00

    Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë organizon Ceremoninë e Diplomimit 2023. (Në qendër të Pejës, Korzë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv