Ngjarjet e ditës: 6 dhjetor 2024

  • 10:00

    Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), në bashkëpunim me OSBE-në, organizojnë tryezë me përfaqësues të institucioneve, mediave dhe organizatave të shoqërisë civile rreth obligimeve, përgjegjësive e sfidave të mediave gjatë zgjedhjeve. (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Mbahet simpoziumi shkencor ndërkombëtar “Tjetërsimi i popujve josllavë në Sanxhak dhe në tërë Malin e Zi”, i organizuar dhe mbështetur nga MKRS dhe shoqata “Kosova për Sanxhakun”. (Instituti Albanologjik) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Hapet ekspozita “Historiku dhe promovimi për pranimin e Kosovës në sportin ndërkombëtar nëpërmjet aparatit fotografik” e autorit Blerim Uka. (Hotel “Sirius” Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Mbahet diskutimi “Krijimi i një strehimoreje për individët LGBTIQ+ në Kosovë që përjetojnë dhunë në familje”, organizuar nga Dylberizmi. Merr pjesë Mary Ann Hennessey, shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë. (Kinema “Armata”, Prishtinë)

     

  • 15:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencë për media lidhur me periudhën për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës. (Zyrat e KQZ-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:30

    Oda Ekonomike e Kosovës organizon Gala Mbrëmjen dhe Ceremoninë e Shpërblimeve, tashmë tradicionale “THE BEST OF KOSOVA 2024’’, me ç’rast ndahen shpërblimet për Tatimpaguesit, Eksportuesit dhe Punëdhënësit për vitin 2024, për bizneset dhe ndërmarrësit më të suksesshëm. (Klan Arena) 

  • 19:00

    Ipeshkvia Prizren-Prishtinë në bashkëpunim e ITSHKSH organizon akademi solemne në Ditët e Bogdanit. (Qendra Bogdanipolis Prishtinë)

Kalendari Arkiv