Ngjarjet e ditës: 26 gusht 2024

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) *** Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 10:00

    Instititi GAP dhe GSJP organizojnë konferencën me temën “Sfidat në dhënien e subvencioneve nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe digjitializimi si instrument për rritjen e efikasitetit”. (Zyrat e GAP, Rr. “Sejdi Kryeziu”, Pejton) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, mban konferencë për media për pretendimet e ministrit të MKRS-së rreth rastit të rrënimit të objektit “Saraji i Vjetër” në Prizren. Merr pjesë edhe zyrtarja e kësaj lënde nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

  • 11:00

    Demokraci për Zhvillim (D4D) mban sallonin me temën “Sigurimi i integritetit: Verifikimi i fakteve në Sistemin e Drejtësisë në një epokë të keqinformimit mediatik”. (Këndi Amerikan, “Sheshi i Lidhjes”, Prizren) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00-18:00

    Shoqatat “Organizata Shqiptaria” dhe “Artistët për Artistë”, hapin ekspozitën për nder të ditëlindjes së Shenjtores Nënë Tereza. (Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, organizon edicionin e katër të manifestimit tradicional kulturor-shkencor “Ditët e Gonxhës”, që përkon me 114 vjetorin e lindjes dhe 27 vjetorin e vdekjes së Nënës Terezë. (Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) lanson thirrjen e dytë publike për projektin “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Ambasadorët e QUINT-it dhe Zyra e BE-së në Kosovë, organizojnë një pritje për nder të Ditës Kombëtare të Ukrainës. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Ipeshkëvia Prizren-Prishtinë në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, organizon Akademi Solemne me rastin e ditëlindjes së Shën Nënë Terezës me të cilen hap “Ditët e Nënë Terezës”, që zgjasin deri më 5 shtator. (Qendra BogdaniPolis, Prishtinë)

Kalendari Arkiv