Ngjarjet e ditës: 15 shkurt 2022

  • 09:00

    Institucioni i Avokatit të Popullit takohet me qytetarë të Rahovecit. (Objekti i administratës komunale, Rahovec) 

  • 09:30

    Platforma CiviKos mban tryezën me temën “2 vjet me pandeminë – vazhdimi i përpjekjeve për një menaxhim më të mirë ”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban mbledhje, të ftuar, përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës KGJK. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

  • 10:00

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, takohet me kryetarin e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) 

  • 10:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

     

  • 10:00

    Këshilli Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim lidhur me procesin e akreditimit për vitin 2021 raporton në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport. (Kuvendi i Kosovës, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) prezanton raportin “Monitorimi i deklaratës së mirësjelljes në media sociale gjatë zgjedhjeve lokale 2021”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Me rastin e 52-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, bëhet inaugurimi i hapësirës së përbashkët të fakulteteve teknike, investim i UP-së. (Holli i Fakulteteve Teknike) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti GAP mbanë konferencë për media ku prezantohen premtimet e kryetarëve të komunave të Kosovës nga zgjedhjet e fundit lokale për mandatin qeverisës 2021 – 2025. (Zyrat e Institutit GAP, rr. Sejdi Kryeziu, Pejton) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi i Komunës së Prizrenit mban mbledhje të jashtëzakonshme. (Salla për mbledhje në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, në “Shtëpinë e Bardhë”)

  • 10:30

    Organizata “PIPS” mbanë tryezë diskutimi me temë “Vjetari i politikës së jashtme të Kosovës në vitin 2021 – Sfidat dhe rruga përpara”. (Hotel “Swiss Diamond”)

  • 11:00

    “EC Ma Ndryshe” mban konferencën me temën “Përmirësimi i mjedisit jetësor përmes inspektimit dhe rregullimit të hapësirave publike”. (Restorant “Marashi”, Prizren”)

     

  • 11:00 

    Organizata jo-qeveritare “ETEA” publikon raportin hulumtues “Kërkesat e tregut dhe kapacitetet e shkollave profesionale në Kosovë”. (Salla e konferencave “Orion”, përball Kino ABC) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të 675 shtretërve spitalor nga Agjensia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA). (Administrata Qendrore, QKUK) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e punës së Komisionit për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) 

  • 17:00

    Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon Sallonin e së Martës me temën “Joaktive apo joformale: Ku qëndron problemi i integrimit të grave në tregun e punës?” (Libraria “Dukagjini”, Sheshi “Nëna Terezë”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv