Ngjarjet e ditës: 7 shtator 2023

  • 09:00

    Vazhdon gjykimi në çështjen kundër Thaçit dhe të tjerëve (Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë)

  • 10:00

    Komuna e Lipjanit shpërndan makineri bujqësore (freza, spërkatëse e shpërndarëse plehu) për fermerët e komunës. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës, Imri Ahmeti. (Tregu i kafshëve, Grackë e vjetër) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me shefin për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi, dhe shefen për Bashkëpunim në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, Vera Baumann, do të mbajnë konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti GAP mban konferencë për medie me temën “Progresi i kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve zgjedhore gjatë mandatit 2021 – 2025”. (Hotel “Swiss Diamond ”)

  • 10:30

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) organizon tryezën me temën “Ballafaqimi me dhunën në familje në Kosovë: Trajtimi institucional ndaj dhunës në familje” (Korrik 2022- Qershor 2023). Merr pjesë dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kombëtarja e Kosovës mban stërvitjen e radhës. (Kampi Nacional në Hajvali)

  • 11:00

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë viziton qytetin e Kaçanikut, me ç’rast në Shtëpinë e Kulturës do të zhvillojë një aktivitet në shënim 7 Shtatorit, Ditës së Kushtetutës së Kaçanikut. (Kaçanik)

  • 12:00

    Hapet ekspozita “Ethos” e realizuar nga Expoart40. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, kati 2)

  • 13:00

    Nis edicioni i pestë i Festivalit multikulturor “Le të festojmë ngjashmëritë tona”. Merr pjesë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca etj. Nga ora 14:00, bëhet ndarja e çmimit “Joanat e Kosovës”. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ajrit të Pastër për Qiejt e Kaltër, aktivistë të rinj të gjelbër shpërndajnë stikera që simbolizojnë angazhimin për të mbajtur ajrin të pastër.  Merr pjesë dhe Donjeta Sahatçiu, nënkryetare e Komunës së Prishtinës. (Stacionet e autobusëve urbanë: Rrethrrotullimi i Flamurit, Dardani, PTK, Katedralja, New Born dhe Plepat – Prishtinë)

  • 13:00

    Komuna e Klinës organizon manifestimin tradicional letrar “Ora e Tahir Deskut”. (Salla e Kuvendit Komunal)

     

  • 14:00

    Mbahet Panairi me vepra artizanale, në kuadër të Festivalit Multikulturor. (Plemetin, Obiliq)

  • 14:30

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, mbajnë konferencë për media. (Bruksel)

     

  • 15:00

    Shënohet Dita Ndërkombëtare e Ajrit të Pastër për Qiejt e Kaltër me një aktivitet interaktiv, me ç’rast do të dhurohen lule dhe do të ketë lojëra argëtuese për fëmijët dhe adoleshentët. Merr pjesë dhe Nona Zicherman, udhëheqëse e Zyrës së UNICEF-it. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Mbahet dita e tretë e edicionit të katërt të platformës #GreenTalk, organizuar nga Balkan Green Foundation (BGF) me mbështetjen e të Heinrich Böll Stiftung. (Oborri i Qendrës për Praktikë Narrative – Ish-Biblioteka “Hivzi Sulejmani”)

  • 19:00

    “Guxo” shënon njëvjetorin e zyrtarizimit si parti, përkatësisht mbajtjen e Kuvendit të parë themelues. (Restoranti “Hillstone”, km 3 i rrugës Prishtinë-Mitrovicë)

Kalendari Arkiv