Ngjarjet e ditës: 01 korrik 2024

  • 09:00

    Mbahet dita e parë e seminarit në arkitekturën moderne si pjesë e nismës nga Getty Foundation për mbrojtjen e arkitekturës moderne “Keeping It Modern”. (Biblioteka Kombëtare Prishtinë)

  • 10:00

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) ***Transmetohet “live” edhe më Facebookun e EO.

  • 11:00

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič. Pas takimit, kryetarët Glauk Konjufca dhe Urška Klakočar Zupančič do të mbajnë konferencë për media. (Kabineti i Kryetarit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komuna e Vushtrrisë hapë sportele të veçanta që ofrojnë shërbime për bashkatdhetarët gjatë muajve të verës. Marrin pjesë kryetari i Komunës, Ferit Idrizi, dhe drejtoresha për Diasporë dhe Integrime Evropiane, Medina Bunjaku. (Ndërtesa e Komunës, Vushtrri) ***Kjo ngjarje është shtyrë.

  • 12:30

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič. Mediet mund të marrin pamje nga pritja në hyrje të Presidencës dhe në fillim të takimit. (Kabineti i Presidentes) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Bordi i Zyrës së  Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) mban mbledhjen e radhës. (Zyrat e ZRrE-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës,Donika Gërvalla Schwarz, pret në takim Kryeparlamentaren e Republikës së Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič. (Objekti i MPJD-së) ***Është anuluar 

Kalendari Arkiv