Ngjarjet e ditës: 5 mars 2024

  • 08:30

    Inaugurohet objekti i ri i Departamentit për Prodhimin e Dokumente, i cili funksionon në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil. Marrin pjesë: Kryeministri Albin Kurti; ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla; dhe u.d. i drejtorit të ARC-së, Blerim Camaj. (Aneksi i ish-Rilindjes, ish-objekti i RTV21) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Zv.kryeministri për Dialog, Besnik Bislimi, pret në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin do të diskutohet për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin nr.08/L-258 për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtritshme të energjisë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvend, N10)

  • 10:00

    Për nder të Festave të Marsit, Drejtoria Komunale e Arsimit në Vushtrri, bashkë me Innovation Academy organizojnë garën në Shah për nxënësit nga klasa 1-5. (Innovation Academy)

  • 10:00

    Mbahet Seancë solemne e Kuvendit Komunal në Skenderaj. (Salla e Kuvendit)

     

     

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë solemne, me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Merr pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë solemne, për nder të Epopesë së UÇK-së. (Salla e Kuvendit Komunal të Kryeqytetit)

  • 10:00

    Kuvendi Komunal i Vushtrrisë mban seancë solemne, për nder të Epopesë së UÇK-së. (Kuvendi Komunal, Vushtrri)

  • 11:30 - 12:50

    Ministria e Mbrojtjes organizon këto aktivitete për shënimin e “Epopesë së UÇK-së” (Vendi: Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë)

    Agjenda:

    11:30 – 12:00 – Pritja e mysafirëve;

    12:00 – Fillimi i ceremonisë (Raportimi për rreshtimin e kuadrateve para Presidentes);

    12:03 – Inspektimi i kuadrateve nga Presidentja dhe Komandanti i FSK-së.

    12:05 – Bendi Frymor i FSK-së luan himnin Shtetëror dhe Kombëtar;

    12:10 – Homazhe pranë Obeliskut të UÇK-së në Kazermën “Adem Jashari”;

    12:15 – Fjalimi i Presidentes së Republikës së Kosovës;

    12:25 – Fjalimi i Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës;

    12:35 – Fjalimi i përfaqësuesit të Familjes Jashari;

    12:40 – Pjesë artistike nga Bendi Frymor;

    12:50 – Mbyllja e ceremonisë.

    ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bën homazhe në nderim të luftës dhe sakrificës së Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz)

  • 12:00

    Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës (LShK) organizon akademinë letrare-artistike “Ora e Lirisë”. Me këtë rast, juria letrare do të japë çmimin tradicional letrar “Adem Demaçi”. (Lokalet e LSHK-së, Mahalla e Muhaxherëve)

  • 13:00

    Komuna e Malishevës nis lirimin e hapësirave publike në segmentet rrugore që preken nga projekti i ndërtimit të sheshit së bashku me parkingun nëntokësor. Prezent do të jetë edhe kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati. (Rr. “Ibrahim Mazreku”, në qendër të Malishevës)

  • 13:30

    Zbulohet Pllaka shtëpi Bazë e UÇK-së, Kjo ceremoni është organizuar, nga Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së, dega në Skenderaj, në bashkpunim me komunën e Skenderajt. (Lagja Hoti, Buroj në Skenderaj)

  • 14:00

    Presidentja Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. Mediet mund të marrin pamje në fillim nga takimi, ndërsa pas takimit Osmani  dhe McKee deklarohen për medie. (Kabineti i Presidentes) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, diskuton rreth kërkesave për sjellje të dokumentacionit. (Kuvend, N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Qendra “Libart” organizon diskutim me profesorët Bardh Rugova dhe Lindita Tahiri rreth temës “Relativiteti gjuhësor dhe pse duhet të lexojmë”. (Objekti i bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania)

  • 18:00

    Gjysmëfinalet e turneut “Adem Jashari” në futsall, edicioni i 16-të. (Palestra “Ilaz Kodra” në Skenderaj)

Kalendari Arkiv