Ngjarjet e ditës: 24 shtator 2024

  • 09:00 - 09:30

    Nën patronazhin e kryeministrit Albin Kurti, organizohen aktivitete për shënimin e njëvjetorit të rënies së rreshterit policor, Afrim Bunjaku.

    Agjenda:

     

    09:00 – Vizita te familja e Heroit Afrim Bunjaku (Fshati Samadrexhë, Vushtrri) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

    09:30 – Homazhe te varri i Heroit Afrim Bunjaku; Vendosja e kurorave me lule dhe përurimi i rregullimit të pllakës dhe varrit të heroit. (Fshati Samadrexhë, Vushtrri) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës si dhe Projektligjin për shqyrtimin administrativ të akteve të komunës. (Kuvendi i Kosovës, C203)

  • 10:00

    OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”, mban takim të hapur për të diskutuar për shkollimin e fëmijëve të komuniteteve të margjinalizuara dhe rëndësinë e parandalimit të braktisjes së shkollës. (Restorant “Bagolina”, Prishtinë)

  • 10:30

    ADS/Hibrid.info prezanton raportin mbi gjendjen e edukimit medial “Edukimi mbi të vërtetën” dhe sfidat e përfshirjes së tij në kurikulat mësimore në Kosovë. (Hibrid.info, Rr. “Hajdar Dushi”, Prishtinë)

  • 11:00

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bën homazhe tek varri i Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, me rastin e njëvjetorit të rënies së tij. (Varrezat e fshatit Samadrexhë, Vushtrri) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) 

  • 11:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, shqyrton projektligjet për aderim në Konventën për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja në çështje civile apo tregtare; për aderim në “Konventën për marrjen e provave jashtë vendit në çështjet civile apo tregtare” si dhe atë për aderim në “Konventën për zgjedhjen e marrëveshjeve gjyqësore”. (Kuvendi i Kosovës, N204) 

  •  11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Raportin vjetor të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM). (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Institucionit të Avokatit të Popullit; të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit si dhe të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Kjo ngjarje është anuluarr.

  • 12:30

    Mbahet takimi i 253-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, (Objekti i KPK-së, rr. “Luan Haradinaj”) 

  • 13:00

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton draft-planin e punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2024. (Kuvendi i Kosovës, N10)

  • 13:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton një propozim të Organizatave Joqeveritare. (Kuvendi i Kosovës, N225) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj) lanson raportin e titulluar: “Perceptimet e të rinjve mbi dhunën seksuale dhe ngacmimet seksuale”. Marrin pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Mbahet Akademi Përkujtimore në njëvjetorin e rënies së Heroit Afrim Bunjaku. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv