Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Gabriel Escobar. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Zyra e presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Gabriel Escobar. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Zyra e presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar, formon grupin punues për shqyrtimin e Projektligjit për Kontrollin e Integritetit të Pozitave të caktuara në Sistemin e Drejtësisë. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Spitalet e Përgjithshme të Gjilanit e Prizrenit, nënshkruajnë marrëveshje partneriteti me Spitalet e Përgjithshme të Sllovenisë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
Presidentja Osmani dhe emisari i SHBA-së, Gabriel Escobar, deklarohen për medie, pas takimit. (Zyra e presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Zyra e kryetarit të Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Kryeministri Albin Kurti pret në takim zëvendës ndihmës sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon ceremoninë e ndarjes së granteve të projekteve të financuara në kuadër të Thirrjes së 3-të për Propozime në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014-2020. (Hotel “Dukagjini”, Pejë)
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pret në takim ministrin e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, Ulsi Manja. Në takim do të marrin pjesë edhe kryetarët e Odave të Noterëve, Ndërmjetësuesve dhe Avokatëve të të dyja shteteve. (Ministria e Drejtësisë, – ish Rilindja) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), organizon konferencë për “Javën për Mbrojtjen e Konsumatorit”. (Objekti i Ministrisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me homologun e saj, ministrin Ulsi Manja do të marrin pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Rikthimi”. (Kino ARMATA)