Ngjarjet e ditës: 21 qershor 2024

  • 10:00

    “Handikos” përuron punimet për krijimin e qasjes infrastrukturore për persona me aftësi të kufizuara në objektin e Bibliotekës Kombëtare. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024 mban mbledhje. Në rend dite është përzgjedhja e ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, N204) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është raporti me rastet në procedure gjyqësore, ku KQZ është e paditur dhe miratimi i planit te buxhetit për vitin 2025. (Objekti i KQZ-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Mbahet mbledhja konstituive e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të RTK-së (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media; ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë etj. (Ndërtesa e Kuvendit, N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Për nderë të 25-vjetorit të hyrjes në institucionet shëndetësore të Prishtinës, bëhet parakalimi i punëtorëve shëndetësor. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Radio “Kosova e Lirë” shënon 25-vjetorin e kryerjes së misionit informativ gjatë luftës së UÇK-së. (Shtëpia-Muze në fshatin Berishë, Malishevë) 

  • 13:00

    Zbulohet Obelisku i Bunkerit të Radios “Kosova e Lirë”, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe 25-vjetorit të përfundimit të suksesshëm të transmetimit të programeve të radios që funksionoi gjatë luftës. (Maja e malit Pallanik, në fshatin Berishë, Malishevë)

  • 13:00

    Organizohet konferenca me temën “Si mund ta kthesh një krizë në mundësi për të mirë – Si të ndërtojmë një qeveri të shtyrë nga rezultatet duke filluar nga njerëzit”. Marrin pjesë Mikey Dickerson, ish-ambasador i parë i Shërbimit Digjital dhe Zv.shef i Informacionit të SHBA-së dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. (Tech Park Prishtina, Bërnicë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komuna e Prishtinës përuron Shenjën Përkujtimore për nder të ish-udhëheqësit të shërbimit shëndetësor të Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë”, Gani Demollit. (QKMF, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Me rastin e Ditës Botërore të Muzikës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimit për veprimtari jetësore “Niketë Dardani” dhe çmimet e tjera vjetore në fushën e muzikës. (Ambientet Shoqatës së Kompozitorëve, Pejton)  

  • 14:00

    Prokuroria Speciale e Kosovës mban seancë gjyqësore ndaj një serbi për krime lufte ndaj popullatës civile shqiptare në Prizren gjatë luftës në Kosovë. (Pallati i Drejtësisë, Departamenti për Krime Lufte, Hajvali, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv