Ngjarjet e ditës: 12 maj 2022

  • 08:15

    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, dhe Këshilli Qendror Grevist, vizitojnë shkollën “Asim Vokshi” për të parë rrjedhën e grevës një-orëshe në institucione arsimore të Prishtinës. (Shkolla “Asim Vokshi”, Kodra e Trimave) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 08:30

    Punëtorët e KEDS/KESCO vazhdojnë grevën me kërkesë ngritjen e pagave për 100 euro. (Para ndërtesës së KEDS/KESCO, Prishtinë) 

  • 09:00

    Ish-deputetja Teuta Hadri vijon dëshminë e saj në rastin e Salih Mustafës. (Hagë) ***Transmetim “live” edhe në faqen e Facebookut të Ekonomia Online.

  • 09:00

    Në përkujtim të ish-boksierit Xhevdet Peci, bëhen homazhe për të nderuar figurën e tij. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe për nder të ish-boksierit Xhevdet Peci. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Programi i USAID-it “Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt” organizon një takim për të diskutuar rreth aktiviteteve që forcojnë shkathtësitë e buta te nxënësit e shkollave të mesme. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 10:00

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe te varri i heroit Agron Rrahmani.  (Varrezat e Dëshmorëve, Velani) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) organizon konferencën me temën “Personat LGBTI dhe politika”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Me rastin e 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë organizon tryezën me moton “Infermierët një zë për të udhëhequr – Investoni në infermierinë dhe respektoni të drejat për sigurimin e shëndetit global”. (Hotel “International Prishtina”, Veternik)

  • 10:00 - 12:00

    Për të shënuar Javën e Dëshmorëve, Komuna Rahovecit organizon homazhe:

    10:00 – Te lapidari i dëshmorit Milaim Krasniqi në Pastasel

    11:00 – Lapidari i Dëshmorëve në Vrajak

    12:00 – Varrezat e Dëshmorëve në Ratkoc

  • 11:00

    Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, mban konferencë për medie me rastin e fillimit të publikimit të raporteve të auditimit për sezonin auditues 2021/22. (ZKA, Rr. “Ahmet Krasniqi”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, dhe Ambasadorët e Rinj Evropianë (YEA), bisedojnë me të rinjtë ferizajas, rreth mundësive për të rinjtë, Agjendën e Gjelbër Evropiane, transformimin digjital etj. (Teatri “Adriana”, Ferizaj) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Shkrimtarja gjermane, Mechild Henneke, do të prezantojë librin e saj “Ach, mein Kosovo”. (Autostrada Biennale Hangar në Prizren)

  • 12:00

    Kolegji Universum organizon Panairin e Karrierës dhe të Studimeve Jashtë Vendit, ku pjesëmarrëse do të jenë rreth 50 biznese dhe organizata, 31 universitete etj. Në hapje, merr pjesë dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. (Kolegji “Universum”, Lipjan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30

    Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KSCF) lanson Programin për Angazhim Qytetar. (Kinema “Lumbardhi” Prizren)

  • 13:00

    Major Ivan Nastenko, udhëheqës i forcave të Ukrainës në kuadër të KFOR-it, mban një ligjëratë me intelektualë, mësimdhënës dhe studentë. (Salla e Senatit, Universiteti “Fehmi Agani”, Gjakovë)

  • 13:05

    Kryetari i SBASHK-ut  Rrahman Jasharaj, bashkë me anëtarë të tjerë të Këshillit Qendror Grevist, do të përcjellin nga afër rrjedhën e grevës një-orëshe në shkollën fillore “Pavarësia” në Prishtinë, me ç’rast do të bashkëbisedojnë me pjesëmarrësit në grevë. (Shkolla “Pavarësia”, Mati 1)

  • 15:00

    Klubi i pingpongut “Priping” dhe Akademia e Pingpongut eBaTT nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim afatgjatë. (Pallati i Rinisë dhe Sportit, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 15:00

    Mbahet manifestimi qendror i shënimit të Javës së Dëshmorëve të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Dëshmorëve në Gradishë, Rahovec)

  • 16:30

    Mbahet ceremonia e varrimit e ish-boksierit Xhevdet Peci. (Fshati Zhazhë, Mitrovicë)

  • 19:30

    Mbahet mbledhje përkujtimore për ish-boksierin Xhevdet Peci. (Qendra e Kulturës, Mitrovicë)

Kalendari Arkiv