Ngjarjet e ditës: 25 nëntor 2023

  • 12:00

    Fondacioni “Hasan Prishtina” organizon inaugurimin e bustit të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina në Prishtinë. Marrin pjesë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj; kryeministri i Kosovës, Albin Kurti; kryetari i Prishtinës, Përparim Rama etj. (Rr. “Hasan Prishtina”, lagja Priam Village) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) pret një delegacion të Odës Tregtare të Kamerunit, me të cilët do të nënshkruajë një memorandum bashkëpunimi. (Zyrat e AKB-së, Tophane) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 14:00

    Qendra Kulturore Turke Instituti Yunus Emre në bashkëpunim me Revistën “Lacivert” dhe “Turkuaz Medya Group” organizojnë panelin “Takimet Lacivert”, me ekspertë nga kultura, arti etj (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 18:00

    Ministria e Drejtësisë mban ceremoninë e hapjes së fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. Merr pjesë dhe kryeministri Kurti. (Mensa “Ramiz Sadiku”) 

Kalendari Arkiv