Ngjarjet e ditës: 23 qershor 2021

  • 09:00

    Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit bën ndarjen e çmimeve të garës “Shkencëtar i ri” për nxënësit e gjimnazeve të shkencave natyrore. (Objekti i MAShI) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me Agjencinë Japoneze (JICA), mbajnë konferencën rajonale përmbyllëse lidhur me “Projektin e zhvillimit të kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit në Republikën e Kosovës”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencën “Kapitull i ri i dialogut Kosovë-Serbi?”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Akademia Diplomatike e Kosovës organizon konferencë akademike, ndërkombëtare, me temën “Politika e jashtme e Kosovës – një qasje proaktive”. Merr pjesë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës Donika Gërvalla. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

  • 09:30

    Në organizim të Komitetit Olimpik të Kosovës mbahet Dita Olimpike e Kosovës dhe me këtë rast do të mbahet një vrapim nga sheshi “Adem Jashari” përgjatë sheshit “Mehë Uka” gjerë tek sheshi “Isa Boletini”, ku do të marrin pjesë të gjithë nxënësit-filloristet e moshës 13 vjeçare të shkollave të qytetit të Mitrovicës. (Mitrovicë)

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raporte vjetore të institucioneve të ndryshme ndër to edhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë dhe Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë mban konferencën përmbyllëse të projektit rajonal “Barometrii i Sigurisë i Ballkanit Perëndimor”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

  • 10:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. Për shkak të gjendjes aktuale me pandemi, në këtë mbledhje do të marrin pjesë vetëm anëtarët e KGjK-së dhe stafi mbështetës. (Objekti i KGjK-së)

  • 10:00

    Për Ditën Olimpike, Komiteti i Olimpik i Kosovës organizon vrapimi me fëmijë në stadiumin “Fadil Vokrri”. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

  • 10:00

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arhim Ajazi dhe drejtoresha e Arsimit, Xhemile Thaçi-Vezgishi bëjnë përurimin e terrenit sportiv në shkollën fillore “Mati Logoreci”. (Shkolla fillore “Mati Logoreci”)

  • 11:00

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shërbyesve Civil, Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës së bashku me Sindikatën e Administratës Publike të Kosovës do të mbajnë një konferencë. (Prapa objektit të ish-Gërmisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Promovohet “Doracak për mësimin e Holokaustit”, i përgatitur nga Shoqata e Mësimdhënësve të Historisë së Kosovës në bashkëpunim me organizatën gjermane forumZFD dhe në mbështetje të MAShTI. (Restaurant “Collection”, Prishtinë)

  • 11:55

    Familja Osmani nga Drenasi proteston për të kundërshtuar vendimin e Komunës së Drenasit, vendim ky që pronën e trashëguar brez pas brezi e kalon te një kompani private të ndërtoj biznese. (Te hekurudha në Drenas)

  • 13:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, për Persona të Pagjetur dhe Peticione viziton Qendrën e Azilit në Magure, Lipjan. Bashkë me anëtarët e e Komisionit parlamentar, do të jenë edhe përfaqësuesit e UNHCR-së në Republikën e Kosovës. (Qendra e Azilit, Magure)

  • 15:00

    Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim një delegacion gjerman nga Shtutgarti, i cili kryesohet nga zv/kryetari i Parlamentit Europian. (Zyra e Kryetarit)

  • 16:00

    Për shënimin e Ditës Olimpike, Komiteti i Olimpik i Kosovës organizon aktivitete të ndryshme me fëmijë të klasëve të katërta. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Me rastin e shënimit të Ditës Memoriale të Komunitetit Egjiptian, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë mban tryezën: “Edukimi, gurë-themel i avansimit shoqëror”. Merr pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Ngavaci. (Universiteti “Fehmi Agani”, Gjakovë)

  • 19:00

    Prezantohet instalacionit audiovizuel “Gjama” nga Zgjim Elshani në Sallën Atele. (Pallati i Rinisë dhe Sportit, Prishtinë)

Kalendari Arkiv