Ngjarjet e ditës: 28 dhjetor 2023

  • 09:30

    Mbahet ceremonia e certifikimit të  ushtarëve të rinj  të gjeneratës së dytë të Stërvitjes Ushtarake Bazë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (SUB 02-2023). (Kazerma “Skënderbeu”, Ferizaj)

  • 09:30

    OJQ “Reply Peace” bën shpërndarjen e dhuratave për fëmijët që po trajtohen në Spitalin e Infektivës, Pediatrisë dhe Hematologjisë në Onkologji. (Pediatria, QKUK)

  • 10:00

    Ministria e Mbrojtjes mban konferencën e fundvitit për medie. (Objekti i Ministrisë së Mbrojtjes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Administrata Tatimore të Kosovës (ATK) mbanë konferencë për medie. Merr pjesë edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. (Zyra qendrore e ATK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, mban konferencën vjetore për medie, në të cilën do të prezantojë punën njëvjeçare të KPK-së. (Objekti i Prokurorisë Speciale) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti GAP prezanton raportin “Mes ambicies dhe realitetit: Formimi i ndërmarrjeve të reja publike lokale në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencën për medie ku do të shpaloset raporti analitik lidhur me punën e Kuvendit të Kosovës për vitin 2023. (Zyrat e KDI-së, Rr. “Bajram Kelmendi”, Prishtinë)

  • 10:00

    Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) shpalosin gjetjet e raportit “Mes ambicies dhe realitetit: formimi i ndërmarrjeve të reja publike lokale në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:30

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, bën prezantimin vjetor të punës. Me këtë rast do të bëhet dhe ndarja e çmimit tradicional të BQK-së “Ekonomisti i ri”. (Objekti i BQK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mban konferencën e fundvitit, ku do të bëjë prezantimin e punës njëvjeçare të Ministrisë. (Objekti i MAShTI) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Policia e Kosovës (PK) mban konferencën për medie, ku do të bëhen publike të arriturat policore për periudhën e vitit 2023. (Drejtoria e Përgjithshme, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) konferencë për medie. (Selia e PDK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, mban konferencën përmbyllëse të vitit. (Objekti i MINT-it) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30 - 14:00

    Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrat Elbert Krasniqi dhe Liburn Aliu dhe kryeshefin Ekzekutiv të KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu marrin pjesë në përurimin e fillimit të punëve për rregullimi e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Fushë-Kosovës.

    Agjenda:

    13:30 – Vizitë në fshatin Bardh i Madh, ku bëhet inaugurimi i një pjese nga ky projekt. (Tek përmendorja e “Azem Jashanicës” afër Xhamisë “Adem Efenisë”)

    13:45 – Vizitë në lagjen 029, ku bëhet inaugurimi i pjesës tjetër nga ky projekt. (Qendra “Fidan Lahu”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën e fundvitit për medie. (Objekti i AKB) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv