Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)
Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me Jeffrey Hovenier, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Leutrim Fishekqiu, drejtor i Organizatës “Autostrada Biennale”, nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit për projektin “Ndërtimi i urave përmes artit dhe kulturës: Programi i shkëmbimit kreativ SHBA – Kosovë”. (Objekti i vjetër i Komunës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj pret ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)
Bëhet promovimi i 10 librave të ekonomisë dhe i Monografisë “Komunikimi dhe bashkëpunimi Kroaci-Kosovë”, të autorit Muhamet Sadiku. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Partia e Ballit Kombëtarë Demokratë Shqiptarë proteston kundër presionit që Serbia po i bën shqiptarëve në Luginën e Preshevës. (Sheshi Zahir Pajaziti në drejtim të sheshit Skënderbeu) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci zhvillojnë takim me përfaqësuesit e “DokuFest”. (Hapësirat e “DokuFest”, Prizren)
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) mban konferencë për medie për përgatitjet për ndeshjen Kosovë-Zvicër, që zhvillohet më 19 korrik në Prizren. (“Four Points by Sheraton Prishtina”)
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci vizitojnë Innovation and Training Park. (ITP, Prizren)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e jashtëzakonshme, ku pikë e rendit të ditës është zgjedhja e kryesuesit të K.K. Rahovec. (Salla e KK, Rahovec)