Ngjarjet e ditës: 19 shtator 2024

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) *** Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

     

  • 10:00

    Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) promovon Klinikën për Ndihmë Juridike Falas. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit; Projektligjin për Kripto-asetet etj. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të mbajë një konferencë për medie, ku do të prezantojë programin e Konferencës së Dytë të Investitorëve “Prishtina 2030”. (Salla e konferencave, ndërtesa e vjetër e Komunës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizon tryezë diskutimi, ku do të publikohet raporti “Drejtësia me qytetarin në qendër – për të shkallëzuar investimin në atë që funksionon për ta realizuar OZhQ-në 16.3 në Kosovë”. (Hotel “Nartel”, Prishtinë)

  • 10:00

    Alternativa Qytetare e Kosovës (KCA) dhe OJQ Aktiv organizojnë diskutimin “Dialogu për normalizimin: Gjendja aktuale, sfidat dhe mundësitë”. (Zyrat e Aktiv, në Mitrovicën e Veriut)

  • 10:00

    Balkan Green Foundation (BGF) organizon diskutimin me temën “Dekarbonizimi pa kufij: Ndikimi i zbatimit të Mekanizmit të Rregullimit të Kufirit të Karbonit (CBAM) në WB6”, në kuadër të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë dhe Sportit, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Shoqëria e Avokatëve “Vokshi & Lata” publikon botimin “Praktika gjyqësore përmbarimore”, përmbledhje e vendimeve të Gjykatës Komerciale të Kosovës. (Klan Arena)

  • 11:00

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) lëshon Certifikatën e parë të Performancës Energjetike për ndërtesat në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, objekti ish-Rilindja) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Partia Socialdemokrate mban aksion simbolik afër Urës së Ibrit. (Ura e Ibrit, Mitrovicë)

  • 17:00

    Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon sallonin e radhës nëpër komuna, me temën “Politika dhe rinia: Ku ndalet debati dhe fillon gjuha e urrejtjes?”. (Qendra rinore “Hareja”, Vushtrri) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv