Ngjarjet e ditës: 21 korrik 2023

  • 09:00

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, raporton në Komisioni për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, marrin pjesë në takimin e parë të Grupit Koordinues për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës. (Qeveria e Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, dorëzon kërkesën lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale. (Gjykata Kushtetuese) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport e shqyrton Projektligjin pёr të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta. (Ndërtesa e Kuvendit, N204)

  • 10:00

    Përfaqësues të Avokatit të Popullit mbajnë takim me qytetarët e komunës së Rahovecit ku kanë mundësi t’i parashtrojnë ankesat e tyre. (Zyra për të Drejtat e Njeriut, Rahovec)

  • 15:00

    Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës. (Ndërtesa e Kuvendit të Komunës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv