Ngjarjet e ditës: 18 nëntor 2021

  • 09:00

    Mbahet takimi për Prezantimin e Grupit Punues të Strategjisë së Energjisë 2022-2031. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrtimi i kërkesës për shtim të mjeteve buxhetore për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë)

  • 09:00

    Mbahet dita e dytë e konferncës shkencore “Ndikimi i Covid-19 në humbjen mësimore, pasojat në rritjen e pabarazisë në mësim dhe sfida e përmbushjes/kompensimit”. (Platforma Zoom)

  • 09:15

    Departamenti Filozofisë dhe Shoqata e Filozofëve të Kosovës mbajnë konferencën “Kthesa hapësinore në filozofi”. (Fakulteti i Filozofisë)

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës. (Salla e seancave plenare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Përurohet laboratori i rinovuar i Patologjisë në QKUK, donacion nga Care for Kosova Kids. Merr pjesë ambasadorja e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems. (Reparti i Patologjisë në QKUK) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Publikohet “Doracaku për Mësimdhënës me Aktivitete mbi të Drejtat e Fëmijëve”. (Objekti i MASHTI) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS, kolegji Tempulli, Institutin për siguri rrugore dhe hulumtime në transport, Policia e Kosovës dhe ministria e Mjedisit shënojnë Ditën Botërore të përkujtimit të viktimave në aksidentet e trakut rrugor. (Lebanë, Podujevë)

  • 11:00

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) mban konferencë për medie për të informuar rreth zhvillimeve dhe aktiviteteve të fundit të ndërmarra për mbrojtjen e tregut vendor, në veçanti të prodhuesve nga importet. (Objekti i MINT) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dorëzojnë dy klinika mobile të cilat do të përdoren për ofrimin e shërbimeve bazë që janë e drejtë e të gjithëve por vështirë të qasshme për personat me aftësi të kufizuar dhe të moshuarit në mbarë Kosovën. (Sheshi “Skenderbeu”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet takim lidhur me veprimet e mëtutjeshme të sindikatave për kërkesën për stimulim të stafit shëndetësor. (Objekti i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Me rastin e Ditës Botërore të përkujtimit të viktimave në aksidentet e trakut rrugor bëhet dhurimi vullnetar i gjakut për personat e lënduar në aksidente traku. (Akademia “Tempulli”)

  • 14:00

    Ndërmarrja Publike Banesore mban konferencë për medie. (Zyra qendrore “Ulpianë”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Prokuroria Themelore në Prizren, mban konferencë për medie lidhur me rastin e tentim grabitjes dhe plagosjes në argjendari. (Prokuroria Themelore në Prizren)

  • 16:00

    Fillon numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë raundit të dytë të zgjedhjeve. (Objekti i QNR) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë hap ekspozitën “Më i mirë është varri se sa mos me ditë”. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve)

  • 18:00

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh studiues i filozofisë – Glauk Konjufca, ligjëron mbi filozofinë, duke vënë fokusin tek libri i tij, “Huti i Minervës Fluturon në Muzg: G. W. F. Hegel”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv