Ngjarjet e ditës: 14 shkurt 2024

  • 10:00

    UNI – Universum International College për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në bashkëpunim me Kryeqyteti Prishtina – Drejtoria për Sport – Komuna e Prishtinës dhe Federata e Basketbollit të Kosovës, organizojnë “Turnir në Basketboll” me maturantët e shkollave të mesme në Kosovë. (Shkolla Don Bosko – Prishtinë)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për administrimin e banesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi. (Kuvendi i Kosovës, N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Forumi i Rinisë së LDK-së organizon aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton Draft-Planin e Punës së Komisionit për sesionin pranveror për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me GIZ-in, lansojnë platformën digjitale MOODLE . Marrin pjesë, Getoar Mjeku, zv.ministër i Ekonomisë; David Oberhuber, drejtor i GIZ-it për vendin etj. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimit, Prizren)

  • 10:00

    Forumi Ekonomik i Grave mban diskutim në lidhje me tërheqjen e Ligjit të Punës nga Programi Legjislativ 2024. (Hotel “Sirius”)

  • 11:00

    Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit. Në rend dite janë votimi për emërimin e 3 anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së AKA-s; propozimi për përzgjedhjen e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese; zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për FSK-në dhe zgjedhja e një anëtari të KPK-së nga radhët e fakulteteve juridike. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Integrime Evropiane mban mbledhje. Në rend dite është votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes me BE-në mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programet e BE-së “Qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat” etj. (Kuvendi i Kosovës, N10)

  • 12:00

    Në kuadër të shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, promovohet libri “Ora e Kosovës: Pavarësia dhe Shtetndërtimi” me autor ish-presidentin Fatmir Sejdiu. (Biblioteka Kombëtare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:15

    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të projektit të MRI-së në Spitalin Regjional të Prizrenit. (Spitali Rajonal i Prizrenit)

  • 13:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) prezanton platformën interaktive digjitale KDI Green, për adresimin e degradimit të mjedisit në Kosovë. (Zyrat e KDI-së, rr. “Bajram Kelmendi”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë, Komuna e Vushtrrisë bën shpalljen e sportistëve të vitit 2023. (Qendra e Kulturës, Vushtrri)

Kalendari Arkiv