Ngjarjet e ditës: 21 maj 2021

  • 09:00

    Mbahet mbledhja e parë e Këshillit Ministror për Integrim Evropian i Qeverisë së Kosovës. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, vizitojnë QKMF-në ku ka filluar realizimi i analizës “Triple Test” për gratë shtatzëna. (QKMF, Prizren)

  • 10:00 - 14:00

    Komuna e Junikut shënon “Ditën e Kuvendit të Junikut”.

    Agjenda:
    Ora 10:00 – Homazhe pranë lapidarit të heronjëve, dëshmorëve dhe martirëve;
    Ora 11:00 – Akademia Solemne;
    Ora 12:00 – Dhurimi i librave Bibliotekës “Din Mehmeti”;
    Ora 14:00 – Marshi “Kuvendi i Junikut” në Bjeshkët e Junikut.

  • 10:30

    Presidentja, Vjosa Osmani bën homazhe pranë lapidarit të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të Junikut. (Qendra e qytetit, Junik)

     

  • 11:00

    Presidentja, Vjosa Osmani merr pjesë në Akademinë Solemne me rastin e shënimit të 109 vjetorit të Kuvendit të Junikut 1912. (Salla e madhe “Oda e Junikut”, Junik)

     

  • 11:00

    Lëvizja FOL organizon konferencë për medie me ç’rast publikon raportin “Efikasiteti i Avokaturës Shtetërore gjatë vitit 2020”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    PSD-ja fillon mbledhjen e nënshkrimeve për faljen e borxheve ndaj qyetarëve gjatë pandemisë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:45

    Forumi Rinor i Naša Inicijativës  organizon Marsh solidarizues me popullin palestinez në Prizren. (Lidhja e Prizrenit)

  • 14:00

    Organizohet marsh solidarizues me popullin hebre. (Sheshi “Skenderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Organizata e Veteraneve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) mban konferencë për medie. (Selia qendrore e organizatës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    OJQ“Roma in Action” organizon aktivitet për promovimin e vlerave te përbashkëta kulturore dhe feston Ditën e Diversitetit Kulturor. (Sheshi “Ali Podrimja”, Gjakovë)

  • 18:00

    Promovimi i librit “Katalogu i Andrrave” të punuar nga Iliriana Lira Blakaj dhe Bjeshkë Guri. (Biblioteka Kombëtare të Kosovës, Prishtinë)

Kalendari Arkiv