Ngjarjet e ditës: 2 gusht 2024

  • 10:00

    Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 60-të të Policisë së Republikës së Kosovës,  (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:15

    Mbahet ceremonia e përurimit të zgjerimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, konkretisht hapja e katër portave të reja për të akomoduar trafikun e shtuar të udhëtarëve. (Terminali i udhëtarëve porta 108)

  • 13:00

    Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, mban konferencë për media për përmbylljen e sisionit pranveror të Kuvendit të Kosovës. (Holli i Kuvendit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Anëtarja e Bordit të AGK-së, Blerta Dalloshi – Berisha, paraqet ankesën kundër vendimit të prokurorit, Kastriot Berisha, që ka hedhur poshtë kallëzimin penal për sulmin ndaj saj nga mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti, Bardhyl Rrustemi. (Prokuroria e Apelit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Kryetari i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, mban konferencë për media me rastin lansimit të listës së bizneseve përfituese nga industria e prodhimit dhe përpunimit të sektorëve prioritarë industrial. (Objekti i MINT-it) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:15

    Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog, do të vizitojë muralin artistik në Prizren të mbështetur nga BE-ja. (Prizren)

  • 19:00

    Në nderim të mërgatës, komuna e Lipjanit organizon festivalin “Mërgata Fest”. Marrin pjesë këngëtarë të ndryshëm nga estrada. (Sheshi “Adem Jashari”, Lipjan) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 20:30

    Rame Lahaj International Opera Festival mban gala mbrëmje ‘Rame Lahaj & Friends’. (Sheshi “Skënderbeu” Prishtinë)

Kalendari Arkiv