Ngjarjet e ditës: 8 shtator 2023

  • 10:00

    Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) hap ekspozitën “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”, që synon të ngrisë vetëdijen kundër dhunës në familje. (Sheshi “Adem Jashari”, Skënderaj)

  • 11:00

    Grupi Parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve lidhur me ‘gjendjen e rëndë në vend’, organizon tryezë diskutimi që për temë ka situatën në arsim pas vendimit të fundit në lidhje me sigurimin e teksteve shkollore. (Kuvendi i Kosovës, salla 506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Dita e dytë e Festivalit Multikulturor, të organizuar nga VORAE. Merr pjesë dhe Vlora Nushi, shefe e Zyrës së UN Women Kosova. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet Panairi me vepra artizanale, në kuadër të Festivalit Multikulturor. (Sheshi i Qytetit, Kamenicë)

  • 17:00

    Kombëtarja e Kosovës në futboll, mban konferencë për medie në prag të ndeshjes eliminatore me Zvicrën. Ndërsa në orën 19:00, mban stërvitjen e radhës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:15

    Kombëtarja e Zvicrës mban konferencë për media në prag të ndeshjes eliminatore me Kosovën. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv