Ngjarjet e ditës: 5 mars 2022

  • 09:00

    Kuvendi Komunal në Prizren mban seancë solemne për nderë të Epopesë së UÇK-së. (Salla e Kuvendit Komunal, Prizren) 

  • 9:15

    Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola von Cramon do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia Evropa Prishtinë, përballë Zyrës së BE-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, mbahet seancë e përbashkët e kuvendeve komunale Drenas e Skenderaj. (Qendra e Kulturës Drenas)

  • 09:00

    Kuvendi Komunal në Deçan mban seancë solemne për nderë të Epopesë së UÇK-së. (Salla e Kuvendit Komunal, Deçan) 

  • 10:00

    Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë solemne për nder të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”. (Salla e Kuvendit, Gjilan)

  • 10:00

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Kryetarin e Kuvendit te Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Për nderë të 24-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbahet ceremonia e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të FSK-së. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Kolegji AAB organizon promovimin e dy librave: “Nga Pavarësia në Pavarësi”, i autorit Ferhat Dinosha;  dhe “Kronika nga Lugina”, i autorit Baki Rexhepi, mësimdhënës në Kolegjin AAB. (Qendra Mediale e AAB-së, Fushë-Kosovë)

  • 12:00

    Mbahet seancë solemne e Kuvendit të Kosovës për nderë të 24-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00 - 15:00

    Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) organizon Ditën e Hapur për qytetarët, me rastin e 24-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë)

  • 14:00

    Kryetarja e Forumit të Gruas së Degës së LDK-së në Gjilan, Valentina Bunjaku-Rexhepi, mban aktivitet për nder të 32-vjetorit të LDK-së. (Selia e LDK-së, Gjilan)

Kalendari Arkiv