Ngjarjet e ditës: 18 janar 2023

  • 09:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, rr. “Luan Haradinaj”)

  • 09:00

    “Karvani i vaksinimit” zbarkon në qytetin e Gjilanit, me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër Gripit sezonal dhe kundër Covid-19. (Në qendër të Gjilanit)

  • 09:30

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Mbahet konferenca përgatitore për gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. (Hagë)  ***Ngjarja transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 10:00

    Kuvendi mban vazhdimin e seancës plenare. Në rend dite janë 19 pika të mbetura nga seancat e vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministria e Punëve të Brendshme lanson Pilot-Projektit për Lidhjen e Qytetarit me Adresë Unike. Marrin pjesë: ministri i  Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Fetahu, menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore, Massimiliano Paolucci etj. (Ministria e Punëve të Brendshme) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Akademia e Shkencave mban mbledhje komemorative dhe homazhe me rastin e ndarjes nga jeta të akademikes Edi Shukriu. (AShAK) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    PSD mban aksion simbolik pranë objektit të Qeverisë. (Te objekti i Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Mbahet ceremonia e varrimit akademikes Edi Shukriu. (Varrezat katolike, Prizren)

  • 18:00

    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ia dorëzon çmimin për të Drejtat e Njeriut të Republikës Franceze “Liri, Barazi, Vëllazëri”, Magbule Hysenit, drejtoreshë e OJQ-së EcoKosWomen. (Kolegji “AAB”, Fushë-Kosovë)

  • 18:00

    Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), mban ceremoninë e ndarjes së Çmimeve FIDES 2022, për të nderuar kontributin filantropik të bizneseve dhe individëve në Kosovë dhe diasporë. (Shtëpia e Shoqërisë Civile, Rezidenca Dukagjini, Lakrishte) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv